About: http://data.cimple.eu/claim-review/d5285be53a83d279c588bfcf90f18a77bf6af2ae30aa3f3c4dcdd7f5     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se ‘Turqia do ta kthejë Perandorinë Osmane’ Deklarata Viti 2023 ku Turqia merr të drejtën!: Kthimin e Perandorisë Osmane dhe të ketë Khalifatin e gjith MusIimanëve Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Viti 2023 ku Turqia merr të drejtën!: Kthimin e Perandorisë Osmane dhe të ketë Khalifatin e gjith MusIimanëve” është i rremë. Artikulli nuk është i mbështetur në asnjë burim zyrtar dhe në artikull nuk është prezantuar asnjë provë që e mbështet titullin. Në artikull nuk është cituar asnjë burim zyrtar nga Turqia që ata planifikojnë t’i drejtohet Serbisë. Përveç kësaj, Kosova, Serbia e Greqia që janë përmendur në këtë artikull janë shtete të pavarura nga Turqia. Artikulli Më 22 mars 2023 faqja në internet me emrin “web.viralnews40.com” ka publikuar një lajm me titullin ‘Viti 2023 ku Turqia merr të drejtën!: Kthimin e Perandorisë Osmane dhe të ketë Khalifatin e gjith MusIimanëve’. Lajmi është shpërndarë edhe në Facebook nga faqe si: “Plisi Press”, “In Albania”, “Infinity Press”, “Illyria Press”. Në lajm thuhet se Turqia do të kthejë tokat e Perandorisë Osmane dhe do ta ketë Kalifatin e githë muslimanëve. “Sepse Turqia ne 2023 I drejtohet serbise qe te I japi token qe ja ka z aptuar Kosoves dhe te dems hperbIeje Kosovaret per m asak ren qe kan krijuar. Sepse Turqia ne 2023 I drejtohet greqise qe te k theje Camerine dhe te dems hperbIeje Camet per ma sak ren dhe per s hfrytezimin e tokave” – thuhet ndër të tjera në këtë artikull. Artikulli nuk është i mbështetur në asnjë burim zyrtar dhe në artikull nuk është prezantuar asnjë provë që e mbështetë titullin. Në artikull nuk është cituar asnjë burim zyrtar nga Turqia i cili pohon se ata planifikojnë t’i drejtohen Serbisë si përshkruhet në publikim. Përveç kësaj, Kosova, Serbia e Greqia që janë përmendur në këtë artikull janë shtete të pavarura nga Turqia. Për më tepër, lajmi është shkruar me hapësira në mes fjalëve, për të iu ikur algoritmeve të Facebook-ut për të detektuar lajmet e rreme, një taktikë e zakonshme që e përdorin krijuesit e lajmeve të rreme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software