About: http://data.cimple.eu/claim-review/d57044b8660c8a7c208faf49d1af7a203f7efbd5d80ff4fd67700c29     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për “reagimin e Hashim Thaçit për shkarkimin e Bordit të RTK-së” Deklarata Reagimi i Hashim Thacit per shkarkimin e Bordit te RTK-se po habit gjithe vendin. Nuk pritej kjo nga ai. Vlerësimi Rrenë e kryptë Artikulli i publikuar është i pasaktë. Ish-Presidenti Hashim Thaçi nuk ka reaguar rreth shkarkimit të bordit të RTK-së por as për ngjarje tjera ditore, meqë në gjë të tillë e ka të ndaluar. Më 5 nëntor të vitit 2020 Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale. Thaçi po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës. Artikulli Në artikullin e medias online News71post.com me 9 korrik është publikuar një lajm me titullin ‘Reagimi i Hashim Thaçit për shkarkimin e Bordit te RTK-se po habit gjithë vendin. Nuk pritej kjo nga ai’. Ky lajm nisë me një titull i cili nuk ka pajtueshmëri me tekstin për shkak se Hashim Thaçi nuk ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Bordit të Televizionit Publik. Me 8 korrik, një ditë para këtij artikulli, Kuvendi i Kosovës kishte shkarkuar tetë anëtarët e Bordit të RTK-së Sali Bashotën, Agron Gashin, Lirim Gecin, Ilir Bytyçin, Albinot Malokun, Bajram Mjekun, Petrit Musollin dhe Fadil Miftarin. Ndërkaq, brenda artikullit nuk ka asnjë burim i cili shpërfaq atë për të cilën supozohet në titull, përpos pjesës faktike në të cilën citohet një postim i rrjetit social Facebook i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës. Përveç reagimit të Kastratit që ishte faktit, në artikull është shkruar një pjesë për Thaçin. “Mirëpo ajo që është për tu habitur është reagimi i ish presidentit te vendit z Hashim Thaçi, i cili për momentin gjendet ne Hagë, reagimi i tij nuk ka ardhur zyrtarisht ende pra ende në heshtje për këtë skandaI të qeverise Kurti 2, i cili ka filluar me kapjen e shtetit që prej ditës së parë që kur ka hyrë në zyrën e tij”, shkruan në lajmin e publikuar në Neë71post dhe është shpërndarë në rrjetet sociale. Më 5 nëntor të vitit 2020 Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit të Kosovës, pasi ndaj tij u konfirmuar aktakuza nga ana e Gjykatës Speciale. Thaçi po gjykohet në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës. Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software