About: http://data.cimple.eu/claim-review/d5a39a73cf2ce4953f19140c4b059b36af7545304577d8d07f2354fc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alarmi i rremë për acar në vendin tonë Deklarata Vorbulla Рolare drejt Euroрëѕ, ja kur рriten ditët e aсarta të dimrit në vendin tonë Vlerësimi Me kos Në artikullin me titull “Vorbulla Рolare drejt Euroрëѕ, ja kur рriten ditët e aсarta të dimrit në vendin tonë” janë dhënë përfundime të pa-bazuara në fakte. Artikulli ka filluar të shpërndahet nga fillimi i muajit janar dhe është publikuar edhe me datën 17 janar 2023 pretendon se do të tregohet koha e saktë kur pritet të mbërrijë acari në “vendin tonë”, por në artikull nuk janë ofruar fakte për këtë. Nga Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës thonë se parashikimet afatgjate të motit nuk janë të sakta dhe të sigurta. Ata kanë thënë se nga fillimi i stinës së dimrit e deri me sot, në Kosovë ishin temperatura të larta dhe mbi vlerat e normales nëse krahasojmë me vitet tjera. Deri më sot temperatura mesatare maksimale per muajin janar ka shënuar vlera rekorde (7.8 gradë Celsius). Artikulli Më 17 janar 2023, faqja “Dardanianews.com” ka publikur në Facebook një artikull me titull “Vorbulla Рolare drejt Euroрëѕ, ja kur рriten ditët e aсarta të dimrit në vendin tonë”. Artikulli më pas është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook, të cilat janë Portali Berisha, BARCOLETA – (VICA), Qejfi i shqiptarit, Gazeta Sot dhe G a z e t a S h q i p, freshnews111.com, newz1.com, sot.lajmengabota.com dhe enews3post.com. Në të gjithë këta artikuj, përmbajtja është e njëjtë ku flitet për disa ditë të acarta që do të kapin “vendin tonë”. Sipas artikullit, një vorbull polare parashikohet që të ndahet në dysh, duke udhëtuar drejt gjerësive gjeografike të mesme dhe duke shkaktuar dallgë të ftohta deri në zemër të Europës. Tutje në artikull thuhet se diçka e tillë pritet të ndodhë në ditët e para të mesit të janarat dhe do të prek edhe mesin e Evropës dhe të gjithë rajonin e Mesdheut. Ndonëse në titull thuhet se këto ditë acari pritet të vijnë edhe në vendin tonë, gjatë tekstit nuk përmendet as Kosova as Shqipëria. KALLXO.com lidhur me këtë çështja ka kontaktuar me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, të cilët përmes një përgjigje kanë thënë se vendi nuk është përballur me ditë të acarta, por me ditë tipike vjeshtore. “Kosova nuk është përballuar me ditë të acarta, përkundrazi me ditë tipike vjeshtore ose me një mot të një pranvere të hershme, sepse sasia enorme e reshjeve të shiut që fatkeqesisht u përcollën me vërshime, në ketë muaj kishte qenë dashtë të jenë reshje bore, por prezenca e gjatë e masave ajrore nga jugu dhe jugperendimi ndikuan që ato reshje të jenë në formë të shiut e jo të borës, sepse sikur të ishin në formë të dëborës mundësia për të pasur vershime në ato rajone do të ishte zero”- ka thënë për KALLXO.com Besim Aliu, Koordinator dhe Parashikues i Motit. Aliu ka shpejguar se dimri mbi vendin tonë zakonisht varet nga Vorbulla Polare dhe ftohja anormale e ujërave sipërfaqësor të Oqeanit Paqësor, pra sipas Aliut janë këta dy faktorë të cilët me një farë mënyrë e kontrollojnë stinën e dimrit në Europe. Parashikuesi i motit ka treguar se deri më tani në Kosovë nuk ka pasur temperaturë minimale dyshifroredhe se minimalet janë regjistruar deri në -5 gradë Celsius, me 8 janar 2023. “Përndryshe temperaturat për ketë periudhë që nga fillimi i stines së dimrit e deri me sot, ishin temperatura të larta, mbi vlerat e normales nëse krahasojmë me vitet tjera, sepse deri më sot temperatura mesatare maksimale per muajin janar ka shënuar vlera rekorde (7.8 gradë Celsius)”- ka thënë Aliu. Tutje ai ka thënë se janë dy efekte apo fenomene që i ndryshojnë ndjeshëm modelet e parashikimeve të motit. Sipas tij këtu fekte janë Efekti El Nino dhe La Nino, që sipas Aliut prezenca e këtyre efekteve ndikon që në një periudhë kohore por edhe hapësinore të kemi rritje respektivisht ulje të temperaturave mesatare në nivel global, sepse ai thotë se këto efekte i rritin dhe i zvogelojnë temperaturat e ujërave sipërfaqësore të Paqesorit (efekte të panjohura në tërësi). “Këto efekte nuk janë të studijuara në tërësi, kjo tregon faktin se asnjeherë dy El Nino nuk janë të njëta dhe për ketë arsye edhe parashikimet afatgjate nuk kanë besueshmëri të lartë”- tregon ai. I njëjti tutje shton se situata aktuale meteorologjike e motit mbi territorin e Kosovës është mjaftë stabile, me pak reshje, sepse sipas Aliut jemi nën ndikimin e fushave të fuqishme Anticiklonike të cilat do ta mbajnë këtë situatë relativisht të qetë. “Muaji shkurt që pritet të fillojë për dy ditët e ardhshme parashihet të jetë më i ftohët se janari edhe pse sipas statistikave që kemi zakonisht janari ishte më i ftohët. Kjo situatë parashihet të jetë si rezultat i prezencës së masave të ajrit të cilat kanë origjinë kryesisht nga veriu dhe verilindja, mirëpo kur kemi parasysh “bllokimin” e masave anticiklonike për shum ditë mbi vendin tonë, nuk parashihet të kemi reshje të intensitetit të lartë, përjashtuar viset e larta me lartësi mbi 800-1200 metra ku reshjet e bores mund të jenë me intensitet mesatar”- ka thënë ai. Aliu shton se gjithashtu do të ketë kushte që në orët e hershme të ketë mjegull dhe ngrica. Ai tregon se netët parashihen me minuse të dobëta, ndërsa maksimalet në mesditë mbeten jo të larta, sikurse u regjistruan në muajin janar. Kjo situatë meteorologjike me parametra pothuase të ngjashëm, sipas Aliut, do të vazhdojë deri me datën 10 shkurt 2023, pastaj IHMK do të dal me një informatë të re rreth parashikimit se çfarë na pret në ditët vijuese.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software