About: http://data.cimple.eu/claim-review/d6e1eba734e221148634675fe473d993b1380301aa3fec78a05c906a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë Deklarata Kosova për një çast i shpëtoi një kaosit të madh, Prokuroria kishte bllokuar votat e diasporës dhe me urdhër kishte nisur agjentët për ti marrë votat por, njesiti special Rosu, kishte blinduar vendin duke mos lejuar që askush të futet tek votat e diasporës, policia e Kosovës për një çast të vogël do të vinte në përplasje të ashpër mes prokurorisë dhe Ministris së brendshme, ku Policia nuk e përfilli urdhërin e prokurorisë për dorëzimin e votave të diasporës Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi që thot “Kosova për një çast i shpëtoi një kaosit të madh, Prokuroria kishte bllokuar votat e diasporës dhe me urdhër kishte nisur agjentët për ti marrë votat por, njesiti special Rosu, kishte blinduar vendin duke mos lejuar që askush të futet tek votat e diasporës, policia e Kosovës për një çast të vogël do të vinte në përplasje të ashpër mes prokurorisë dhe Ministris së brendshme, ku Policia nuk e përfilli urdhërin e prokurorisë për dorëzimin e votave të diasporës”. Kryeprokurori i Prokurorisë së Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë se Prokuroria nuk i ka bllokuar votat e diasporës dhe se raportimet janë spekulime. Policia e Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk kanë publikuar asnjë njoftim për bllokim të votave të diasporës. Artikulli Më 10.02.2025, faqja në Facebook Lajme Nga Bota (arkiva) ka publikuar një postim me pretendimin se Prokuroria ka bllokuar votat e diasporës nga Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. “Kosova për një çast i shpëtoi një kaosit të madh, Prokuroria kishte bllokuar votat e diasporës dhe me urdhër kishte nisur agjentët për ti marrë votat por, njesiti special Rosu, kishte blinduar vendin duke mos lejuar që askush të futet tek votat e diasporës, policia e Kosovës për një çast të vogël do të vinte në përplasje të ashpër mes prokurorisë dhe Ministris së brendshme, ku Policia nuk e përfilli urdhërin e prokurorisë për dorëzimin e votave të diasporës”- thuhet në postim. Në lidhje me këtë rast, Krypometër ka kontaktuar me kryeprokurorin e Prishtinës, Zejnullah Gashi i cili ka thënë se Prokuroria nuk i ka bllokuar votat e diasporës. “Këto janë spekulime.”- ka thënë Gashi rreth postimit në faqen Lajme Nga Bota (arkiva). Më tej, Krypometër ka kontrolluar faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook dhe atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por aty nuk është publikuar asnjë njoftim për bllokim të votave të diasporës. Krypometër ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, të cilët kanë thënë se informacioni është i rremë. “Referuar kërkesës suaj ju informojmë se nuk qëndron ky lajm dhe se nuk ka pasur situatë të tillë”- thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës dhënë për Krypometër. Po atë ditë kur është publikuar pretendimi, disa media vendore kanë raportuar se Prokuroria ka dhënë urdhër që të mos preket asgjë në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por këto pretendime për bllokim të objektit të KQZ ishin demantuar nga Prokuroria e Prishtinës, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës. Kosova, më 09.02.2025, ka mbajtur Zgjedhjet nacionale. Në këto Zgjedhje garuan 1,280 kandidatë nga 28 subjekte politike. Katër partitë më të mëdha në vend, të cilat njëherësh fituan më shumë vota, janë: Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Koalicioni i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- NISMA- Konservatorët- Intelektualët- Lista Ideal patën nga 110 kandidatë për deputetë. Ndërsa, Koalicioni për Familjen, parti që nuk e kaloi pragun sipas rezultateve preliminare, pati 72 kandidatë për deputet. Me 99.17% të votave të numëruara, Vetëvendosje renditet e para me 339,350 vota, apo 40.83%. Partia Demokratike e Kosovës, sipas këtyre rezultateve, ka marrë 22.15% të votave, apo 184,087 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta deri më tani, me 17.59%, apo 146,241 vota. Koalicioni AAK- NISMA kanë 7.47% të votave, apo 62,066. Sipas KQZ, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software