Rrena për deklarimin e Arbana Xharrës
Deklarata
“Arbana Xharra: Turp për ty Albin Kurti, je i neveritshëm!
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Arbana Xharra: Turp për ty Albin Kurti, je i neveritshëm!” është i rremë. Në artikull nuk është publikuar asnjë deklaratë që e mbështetë titullin. Gazetarja Arbana Xharra nuk ka thënë “Turp për ty Albin Kurti” e as nuk i ka ka thënë Albin Kurtit i neveritshëm.
Artikulli
Më 1 dhjetor 2022 faqja e internetit dailynewz18.com ka publikuar një artikull me titullin “Arbana Xharra: Turp për ty Albin Kurti, je i neveritshëm!”.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja “Floria” në Facebook më 12 dhjetor 2022.
Përmes këtij titulli pretendohet se gazetarja Arbana Xharra i drejtohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti duke i thënë “Turp për ty” dhe duke e quajtur atë të neveritshëm.
Ky titull dhe artikull është i rremë. Brenda artikullit nuk është e përmendur asnjëherë kjo thënie që është vendosur në titull. Në artikull është publikuar një kritikë që gazetarja Arbana Xharra e kishte bërë ndaj reagimi të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë, Hamide Magashi.
Artikulli në dailynewz18.com është publikuar më 1 dhjetor 2022, data kur Arbana Xharra e ka bërë këtë reagim në profilin e saj në Facebook.
Këtë lajm të shpërndarë nga faqja e Facebook-ut “Floria” e ka demantuar edhe Arbana Xharra e cila ka bërë një reagim në Facebook për këtë shkrim.
“Gjatë iu ka shku pa shpërnda lajme me rrena. Fjalën “neveritshëm” s’e përdori as kur me shkojnë në nerva fëmijët e mi” – ka shkruar Xharra.