About: http://data.cimple.eu/claim-review/d71c264404f429ba68fe376e6d81f90f0c640dbff25da0e4407baa6f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Foto e fabrikuar e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit Deklarata “Njeriu qe Urrehet nga Krejt Serbia kriminale ,e nga krejt shpihunat e Kosovës ,H.TH” Vlerësimi Me kos Fotografia me përshkrimin “Njeriu qe Urrehet nga Krejt Serbia kriminale ,e nga krejt shpihunat e Kosovës ,H.TH” është e manipuluar. Në vitin 2022 faqe të ndryshme në internet postuan një foto të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me uniformë ushtarake dhe një armë, derisa afër tij shihet Albin Kurti si fëmijë. Krypometri ka gjetur se fotoja është montuar nga një postim i një ushtari të NATO-s në Kosovë në vitin 1999. Artikulli Faqja në Facebook “Albanian Real News” (arkive) ka publikuar një fotografi të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me uniformë ushtarake dhe armë, derisa afër tij është edhe Albin Kurti si fëmijë. Postimi ka marr rreth 100 reagime dhe 21 shpërndaje. Derisa, postimi i njëjtë u shpërnda edhe nga një profil (arkive) tjetër në rrjetin Facebook më 24.07.2022 me përshkrim “Njeriu qe Urrehet nga Krejt Serbia kriminale ,e nga krejt shpihunat e Kosovës ,H.TH”, duke marrë mbi 900 reagime, mbi 200 komente dhe 117 shpërndarje. Përmes Google Lens, kryepometri ka gjetur se fotoja për herë të parë është publikuar më 17.04.2012 me përshkrimin që në fotografi është një ushtar britanik i KFOR-it dhe një fëmijë nga Kosova. Derisa, fytyra e fëmijës në foton e montuar me ish-presidentin Hashim Thaçi është po ashtu ndryshe nga fotoja autentike. Hashim Thaçi ishte udhëheqës i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kryesues i delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare të mbajtur në Rambuje, nga 6 deri më 22 shkurt 1999. Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, pozitë që e mbajti deri në vitin 2014. Më 26.02.2016, Hashim Thaçi ishte zgjedhur President i Republikës së Kosovës. Ai nuk arriti të çojë deri në fund mandatin e Presidentit, pasi më 05.11.2020 u transferua në Hagë, me urdhër të Gjykatës Speciale pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij, ku ende është duke vazhduar procesi gjyqësor. Më 3 prill 2023 ka filluar gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Themelimi i këtij institucioni u bë më pas nga Kuvendi i Kosovës në gusht të vitit 2015, ndërsa aktakuzat e para u konfirmuan në pjesën e dytë të vitit 2020. Derisa, fotografi dhe pamje të Hashim Thaçit me uniformë ushtarake mund të gjenden në faqe të ndryshme në internet. Pamje të Thaçit pa uniformë, por në prezencë të ushtarëve të UÇK-së po ashtu ka në disa raportime në internet. Albin Kurti është zgjedhur kryeministër i Kosovës më 22 mars 2021, pas zgjedhjeve të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021 në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte 50.2 % të votave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software