About: http://data.cimple.eu/claim-review/d7d4bea01a0aebcefe314ad7301701aef42d3cff663a800c09a1d090     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për koeficientin e pagës Deklarata JA SA PRITET TË RRITEN PAGAT ME LIGJIN E RI Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “JA SA PRITET TË RRITEN PAGAT ME LIGJIN E RI” janë dhënë konstatime të pa bazuara në fakte dhe burime zyrtare. Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk tregohet se sa pritet të rriten pagat me ligjin e ri. Artikulli është ndërtuar mbi tri supozime, por nuk ka përgjigje për të cilën paralajmërohen lexuesit në titull. Qeveria e Kosovës ende nuk e ka caktuar lartësinë e koeficientit që do të jetë determinues se sa do të rriten pagat në sektorin publik. Artikulli Më 21 janar 2023 faqja e internetit “Gazetaalba.info” ka publikuar artikullin “JA SA PRITET TË RRITEN PAGAT ME LIGJIN E RI”. I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen e Facebook-ut “Kosova Ime”, së bashku me një përshkrim që nuk lidhej direkt me temë, e në të cilin thuhej: “Lajm i mirë për kosovarët – Gjermania në këtë muaj do ta ketë gati ligjin e ri për fuqinë punëtore / DETAJE”. Në titull paralajmërohet se në artikull do të tregohet se sa do të jetë paga me ligjin e ri. Por, brenda artikullit është përmendur informacioni se janë duke u diskutuar tri opsione për lartësinë e koeficientit: 100 euro, 120 dhe 130 euro. Tutje, në artikull janë dhënë shpjegime se sa do të jenë pagat në rast se koeficienti do të jetë 130 euro. Teksti është shkruar vetëm mbi supozime dhe pa iu referuar asnjë burimi zyrtar. Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik më 22 dhjetor 2022, por ende nuk është bërë e ditur se sa do të jetë vlera e koeficientit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software