schema:text
| - Ilustrim
Pretendimi i rremë se një produkt shëron infeksionin e mykut
Deklarata
Do të harroni se çfar është myku i thonjëve
Vlerësimi
Rrenë
Pretendimi “Do të harroni se çfar është myku i thonjëve”- është i pavartetë. Krypometër ka konfirmuar se burimet e cituara në artikull janë të rreme dhe se mjekët e farmacistët nuk e rekomandojnë produktin e reklamuar në këtë postim.
Artikulli
Më 16 tetor 2023 faqja në facebook Terezina_YH ka publikuar një artikull me titull, “Do të harroni se çfarë është myku i thonjve! Mjetet juridike në shtëpi për infeksionin”.
I njëjti artikull është shpërndarë edhe nga ueb faqja “affmihaaff.com”, e cilareklamon një produkt, që sipas këtij artikulli, shëron nga infeksioni i mykut.
Artikulli citon Elona Vatën e cila prezantohet si teniste shqiptare.Sipas artikullitt të rremë, tenistja Vata rekomandon një ilaç për shërimin e infeksionit të mykut.
Krypometri ka kontrolluar nëse ky ilaç rekomandohet nga dermatologët në Kosovë dhe nëse i njëjti shitet nëpër farmaci.
Në një përgjigje për Krypometër të datës 24/10/2023, drejtori i Klinikës së Dermatovenerologjisë, Enver Krasniqi, ka thënë se nuk e njeh produktin ‘Mucoped’.
“Si dermatolog, këtë bari për herë të parë po e shoh. Nuk kam njohuri për të dhe ne i rekomandojmë vetëm produktet që janë në listën esenciale të barnave”- ka thënë për Krypometër dr. Krasniqi.
Kransiqi më tej ka thënë se ka biseduar edhe me kolegjiumin profesional të dermatologëve në këtë klinikë lidhur me këtë produkt.
“Unë në mbledhjen që e pata me kolegjiumin profesional të dermatologëve, i pyeta rreth këtij produkti nëse kanë njohuri. Ata më thanë që nuk e kanë parë asnjëherë këtë ilaç”- ka thënë për Krypometër, Krasniqi.
Krypometër ka kontrolluar nëse ky produkt shitet në farmacitë e Kosovës.
Astrit Haxhijaha, specialist i Farmacisë Klinike i ka konfirmuar Krypometrit se ky produkt nuk shitet në Kosovë.
“Jo, unë nuk e kam parë asnjëherë më parë këtë produkt. Si rrjedhojë nuk e posedojmë as në farmaci”- tha Haxhijaha në një përgjigje të datës 24/10/2023.
Tutje, Krypometri ka verifikuar edhe fotografinë që në artikull thuhet se është tenistes Elona Vata.
Me një verifikim në ‘Google Image’ fotografia del të jetë e Ana Ivanović, e cila është teniste serbe.
|