About: http://data.cimple.eu/claim-review/d8935078e316fe4dda73f63fee4a61eba92a5adbae0d3d86fc339569     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Skender Çoçaj mban fjalën, Departamenti special fillon punën Deklarata Skender Çoçaj: “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”. Vlerësimi E vërtetë Departamenti special i Gjykatës u formua me 1 korrik. Procedurat për themelimin e këtij departamenti nisën më herët. Çoçaj kishte premtuar se deri në fund të qershorit do të përfundonin procedurat për krijimin e këtij departamenti. Ai u finalizua në korrik. Artikulli Departamenti special i Gjykatës së Kosovës që do të merret me aktakuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës është themeluar në kohën kur edhe ishte paralajmëruar nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj. Çoçaj gjatë muajit mars në emisionin Jeta ne Kosovë, kishte deklaruar se deri në muajin qershor duhet të formohet dhe të funsionalizohet departamenti special i Gjykatës. “Ky departament Special duhet të formohet gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e ligjit, deri në qershor duhet patjetër të formohet dhe funksionalizohet ai departament”, kishte thënë Çoçaj katër muaj më parë. Ky departament u funksionalizua dhe filloi punën zyrtarisht me datën 1 korrik pas një procesi të gjatë të përzgjedhjes së gjyqtareve. Gjyqtarët që do t’i shërbejnë këtij departamenti në shkallë të parë janë Arben Hoti, Valbona Musliu-Selimaj, Valon Kurtaj, Musa Kongjeli Shadije Gërguri dhe Albina Shabani-Rama. Ndërsa në shkallë të dytë do të gjykojnë Kreshnik Radoniqi, Vaton Durguti dhe Burim Ademi. Krypometri e ka pasur deklaratën e Çoçajt “nën hetime” që nga prilli i këtij viti. Gjykata me departament të veçantë për akuzat e Prokurorisë Speciale Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software