schema:text
| - Xhafer Tahiri,. Foto: Kallxo.com
Mbrojtja e rrejshme e shtëpisë së Kulturës së Vushtrrisë
Deklarata
Xhafer Tahiri: Shtëpia e kulturës formalisht nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore, por ka 70 vite histori në qytetin e Vushtrrisë, prandaj duhet të ruhet si një prej objekteve të trashëgimisë kulturore në Vushtrri.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Shtëpia e Kulturës në Vushtrri është rrënuar. Dikur LDK-ja e akuzonte PDK-në, e tash kjo e fundit që është në opozitë e akuzon Xhafer Tahirin nga LDK për rrënim të këtij objekti. Tahiri ishte zotuar që do ta mbronte këtë objekt.
Artikulli
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri gjatë fushatës zgjedhore në emisionin DebatPernime kishte deklaruar se Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri do të ruhet si objekt i trashëgimisë kulturore.
“Shtëpia e kulturës formalisht nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore, por ka 70 vite histori në qytetin e Vushtrrisë, prandaj duhet të ruhet si një prej objekteve të trashëgimisë kulturore në Vushtrri”, kishte premtuar Tahiri.
Tahiri madje kishte akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për projektin e rrënimit të Shtëpisë së Kulturës.
“Shtëpia e Kulturës është shpëtuar me insistimi e LDK-së, pushteti i vjetër i PDK-së ka pasur në plan ta rrënojë dhe të ndërtoj ndërtesa të larta aty, për këtë i kanë rrënuar edhe shkallët dhe kanë mbyllur hyrjen aty” kishte deklaruar Tahiri.
Premtimin që kishte dhënë Tahiri për ruajtjen e Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri nuk ka arritur ta mbajë, pasi që Shtëpia e Kulturës ka filluar të rrënohet gjatë javës së kaluar.
Në bazë të vendimit të marrë në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë në marsin e vitit 2017 qendra e kulturës “Hasan Prishtina” do të rrënohet pjesërisht. Salla e kësaj qendre nuk do të rrënohet ajo do t’i bashkëngjitet objektit i cili pritet të përfundojë brenda dy viteve.
Tahiri është arsyetuar se kur ka marrë mandatin si kryetar i Komunës e ka gjetur të gatshëm vendimin për nënshkrimin e kontratës për objektin e Qendrës së Kulturës, pasi procedurat kanë përfunduar gjatë kohës së zgjedhjeve.
“Procedurat dhe i gjithë projekti natyrisht kanë qenë të përfunduara shumë kohë më parë. Por çuditërisht krejt prokurimi afër 1 milionësh është filluar e është përfunduar gjatë procesit zgjedhor, ndërsa tërë procesi ka përfunduar vetëm 4 ditë para se ne të marrim detyrën”, ka thënë Tahiri pë KALLXO.com.
Këtu mund te lexoni një analizë për këtë shtëpi të kulturës.
http://kallxo.com/rrenimi-i-premtimit-te-kryetarit-te-vushtrrise/
|