About: http://data.cimple.eu/claim-review/d946cd2afcb64e8474631da37a9d91d7890df1c278013a5b3e132437     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i vjetër për vdekjen e dy të rinjve Deklarata E mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “e mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend” është i rremë. KALLXO.com ka gjetur se dy persona nuk kanë vdekur në aksident në Greqi në ditën kur është publikuar lajmi dhe as një javën e fundit. Lajmi i publikuar në artikull me 29 tetor 2022 është i vjetër, pasi i njëjti artikull për vdekjen e dy personave është publikuar me 3 nëntor 2021. KALLXO.com ka gjetur se e njëjta fotografi e aksidentit është përdorur edhe në publikimin e bërë me 3 nëntor 2021. Artikulli Më 29 tetor 2022 në faqen në Facebook “Gazeta Shqip” është publikuar një artikull me titull “E mori kamioni para, makina bëhet co.pa co.pa… Dy vëllezërit, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç japin shpirt në vend”. Artikulli i njëjtë është publikuar edhe në faqen “Maringlen”, “Gazeta Rich Shqip” dhe në faqen e internetit “mynews24hr”. Në artikull flitet për një aksident që ka ndodhur në Greqi dhe për pasojë kanë vdekur 2 persona, njëri 33 vjeç dhe tjetri 36 vjeç. “Viktimat janë të moshave 33 dhe 36 vjeç, ndërkohë që shkak i aksidentit u bë përplasja e makinës së tyre me një kamion. Aksidenti ndodhi pasditen e së martës në autostradën Vlachioti – Molaon. JU FTOJMTE SHTYPNI VIDEON ME POSHT… LEXO ME TEPER”- thuhet tutje në artikull. Janë dhënë edhe detaje të aksidentit dhe i njëjti artikull është ilustruar edhe me një fotografi të aksidentit. Në artikull thuhet se lajmi është marrë nga mediat greke, por nuk citohet asnjë prej tyre. KALLXO.com ka gjetur se dy persona nuk kanë vdekur në aksident në Greqi në ditën kur është publikuar lajmi dhe as një javën e fundit. I njëjti artikull për vdekjen e dy personave është publikuar edhe me 3 nëntor 2021. KALLXO.com ka gjetur se e njëjta fotografi është përdorur edhe në publikimin e bërë me 3 nëntor 2021.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software