About: http://data.cimple.eu/claim-review/d99b730f1a9a4584531f5b1054d0474f6942f90d6590dc2409ba05a2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Zotimet e partive politike për sundimin e ligjit Deklarata Partitë politike kanë dhënë qëndrime rreth pyetjeve konkrete të bëra në Debatin Pernime për: njerëzit me aktakuza, martesave në mes të gjinisë së njëjtë, buxhetin për drejtësinë etj. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë nëse kandidatët do të mbajnë fjalën për premtimet e dhëna në pyetjet konkrete. Artikulli KALLXO.com së bashku me përfaqësuesit e partive politike ka mbajtur “DebatPernime” për drejtësisë dhe sundimin e ligjit. Të ftuarit e partive politike kanë dhënë premtimet e tyre në lidhje me 10 tema të caktuara, se si dhe kur do t’i qasen atyre. KRYPOMETRI do t’i kthehet këtyre zotimeve të përfaqësuesve të partive politike për të parë nëse do t’i realizojnë në momentin kur të jenë në detyrë. Lidhja Demokratike e Kosovës Valdet Hoxha nga LDK është zotuar se do të jep dorëheqje nëse ndaj tij ngritët aktakuzë nga Prokuroria. Poashtu, ai është zotuar se në kabinetin e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza dhe të dënuar nga Gjykata. Poashtu, ai është zotuar se nuk do ta punësojë si shofer ndonjë anëtar të familjes. Hoxha ka konfirmuar se Kodi Civil do të miratohet brenda 2 muajve të parë të qeverisjes. Ai ka deklaruar se do ta rrisin buxhetin për drejtësi rreth 20% dhe se nuk do t’i amnistojnë dënimet që janë dhënë gjatë kohës së pandemisë. Hoxha është zotuar se aktakuzat do të jenë publike që nga momenti i konfirmimit, duke thënë se ky është standard i LDK-së. Lëvizja Vetëvendosje Selim Selimi nga AAK është zotuar në “DebatPernime” se ai do të japë dorëheqje në rast se ndaj tij do të ngritët aktakuzë, poashtu ka premtuar se në kabinetin e tij nuk do të ketë njerëz me aktakuza dhe të dënuar. Selimi është zotuar se nuk do të punësojë si shofer ndonjë anëtar të familjes. Ai është deklaruar pro martesës mes gjinisë së njëjtë. Ndërsa për buxhetin për drejtësi, Selimi ka thënë se do ta rrisin për 35%. Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është zotuar se nuk do t’i amnistojnë dënimet për pandemi. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Doarsa Kica, kandidate nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Vjosa Osmani është zotuar se do të japë dorëheqje nëse ndaj saj ngritët aktakuzë nga ana e Prokurorisë. Poashtu është zotuar se në kabinet nuk do të mbajë njerëz me aktakuza. Kur është pyetur nëse do të punësojë si shofer ndonjë familjar, Kica tha se ka mundësi që s’do të punësojë fare shofer. Ajo deklaroi se nuk do të iniciojnë amnistimin për faljen e dënimeve për qytetarët që janë gjobitur për shkak të rregullave të pandemisë. Poashtu, Kica është zotuar se do ta iniciojë ndryshimin e Ligjit për Konflikt të Interesit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software