About: http://data.cimple.eu/claim-review/da812b3363afac060ad59c472fb2dcc2a19e60ef3fb5028760f5f66b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e rreme e Liridona Ademaj-Murselit Deklarata Monologu në emër të Liridona Ademaj Murseli Vlerësimi Rrenë e kryptë Videoja e shpërndarë në Facebook në të cilën shihet duke folur Liridona Ademaj-Murseli është e rreme. E njëjta është prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale. Video është prodhuar duke përdorë një fotografi që është publikuar fillimisht në Telegrafi. Artikulli Më 3 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Rozaria” (arkiva, foto) ka publikuar një video-material në të cilën shihet Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra më 29 nëntor 2023, në Prishtinë, kinse duke folur për vuajtjen e vdekjes së saj. Krypometri përmes “Tineye” ka gjetur se fotografia e Liridona Ademaj-Murselit për herë të parë është publikuar në portalin Telegrafi. Kjo fotografi është publikuar pas vrasjes së saj më 29 nëntor 2023. E njëjta fotografi është përdorë për të prodhuar një video përmes inteligjencës artificiale (IA), sikur ajo po flet dhe po jep mesazh pas vdekjes së saj. Në këtë video të rreme, viktima Liridona Ademaj-Murseli është paraqitur kinse duke lexuar një monolog se si e ka dëshpëruar vrasja nga bashkeshorti i saj, i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e saj. Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin Granit Plava dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software