About: http://data.cimple.eu/claim-review/db2050aac653e76e57825d559c26046f5e9ee43cd4e8c2507c409faa     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pambështetur në fakte se një produkt shëron cistitin Deklarata Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull ‘Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin’ është i rremë. Në artikull është cituar “Urologu Manolis Kontulis”, por i njëjti është prezantuar me fotografi që përdoret për ilustrim të profesionit të mjekut. Produkti që reklamohet në këtë shkrim nuk ka Autorizim Marketingu. I njëjti produkt është shtesë ushqimore dhe nuk mund të shërojë infeksionin, si pretendohet në tekst. Artikulli Më 23.04.2024 faqja në Facebook ‘Bryant Yoshie’(arkiva) ka publikuar një fotografi mbi të cilën shkruan: ‘Urologu Manolis Kontulis tregoi se si duhet trajtuar cistitin’. Kur krikon mbi këtë fotografi në të cilën është edhe i ilustruar ky doktor, të dërgon tek një faqe e internetit e cila ka publikuar artikull të gjatë rreth trajtimit të cistitit, me titutll: Kujdes, cystitis: çfarë duhet të dini për sëmundjen dhe si ta trajtoni atë në mënyrë korrekte. Ky artikull është publikuar në faqen ‘cashkoval.com’, më datë 27.04.2024. Në këtë artikull rekomandohet produkti ‘Cistat”, i cili thuhet se shëron cistitin. Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Cistat’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometër, përmes “Google Fact Check Tools” ka gjetur se fotografia nuk i përket “Urolog Manolis Kontoulis”, por e njëjta është fotografi ilustruese. Ndërsa, prej kërkimeve në internet nuk rezulton që është ndonjë urolog me emrin “Manolis Kontoulis” Krypometri ka pyetur edhe specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se ky produkt nuk e shëron infeksionin. “Ky produkt është shtesë ushqimore që mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve urinare, por nuk shëron infeksionin. Duke u bazuar tek përmbajtja mund të parandalojë ndonjë infeksion nëse është në fazën fillestare”- tha Haxhijaha. Krypometri ka gjetur edhe një shkrim të urologut Ajet Xhafa, i cili shpjegon se ka çka e shkakton sëmundjen e cistitit. “Masat farmakologjike përfshijnë terapinë me antibiotikë, analgjetiko- antipiretikë dhe kompenzim të lëngjeve të humbura në rastet me temperaturë. Më së shumti përdoren flurokinolonet, nitrofurantoina, fosfomicina, trimetoprim-sulfometaxasol etj” thuhet në këtë artikull.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software