About: http://data.cimple.eu/claim-review/dba96c5ad2dc42bab9867da20858987820b57a27859d7ab1d78ec785     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ministrja Haxhiu nuk ka folur për mbrojtjen e Radojiçiqit Deklarata Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin Vlerësimi Rrenë Citati në fotografinë e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu: “Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin”, është i rremë. Ministrja Haxhiu nuk ka thënë një gjë të tillë. Artikulli Më 11 korrik 2023 faqja “Aleanca Ash” publikoi një postim me fotografinë e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, në foltore të Kuvendit. Në fotografi është vendosur citati: “Me ligj bre ja u kisha ndalu me fol për Radojqiqin”, duke aluduar se Haxhiu e ka thënë një gjë të tillë. Ky postim në këtë faqe ka marrë 56 reagime, 18 komente dhe 7 shpërndarje. Krypometri ka kontaktuar me protagonistën e këtij postimi, ministren Albulena Haxhiu, e cila e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë. “’Këtë deklaratë nuk e kam thënë asnjëherë. Kjo është shpifje dhe montim si rrjedhojë është e papranueshme dhe ka për qëllim dëmtimin e imazhit tim”- është shprehur ajo për Krypometër. Kjo fotografi është shpërndarë në kohën kur në Kuvendin e Kosovës është diskutuar për disa inçizime të publikuara në media, në të cilat dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq. Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar në Debat Plus në RTV Dukagjini se në takim me Sllavko Simiqin ka biseduar përmes telefonit edhe me Millan Radojiçiqin. “Nuk ka pasur biseda që shkojnë përtej agjendës së Kuvendit”– ishte shprehur Kusari-Lila. Radojiçiq është në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimit të përfshirjes së tij në vepra penale. Përveç kësaj, Radojiçiq është në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së dhe nga Britania e Madhe.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software