About: http://data.cimple.eu/claim-review/dc6bf6dbe7742fd3449619f0bb71be2088513b72421399f84de2400d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi për mashtrim duke keqpërdorur fushatën e Bankës NLB Kosova Deklarata “A ju ka ndodhur ndonjëherë që të gjendeni para një situate ku ju nevojitet një zgjidhje e shpejtë financiare.🤔 Për t’ju përshtatur nevojave tuaja, ne kemi menduar edhe për këtë fleksibilitet, duke ju ofruar kredinë e shpejtë me aprovim vetëm brenda 10 minutave deri në 15,000€” Vlerësimi Rrenë Është i rremë postimi që pretendon se mund të merret një kredi në vlerë prej 15 mijë eurove brenda 10 minutave dhe që thot “A ju ka ndodhur ndonjëherë që të gjendeni para një situate ku ju nevojitet një zgjidhje e shpejtë financiare.🤔 Për t’ju përshtatur nevojave tuaja, ne kemi menduar edhe për këtë fleksibilitet, duke ju ofruar kredinë e shpejtë me aprovim vetëm brenda 10 minutave deri në 15,000€”. Ky postim është bërë nga një faqe në Facebook, e cila nuk ka licencë nga Banka Qendrore e Kosovës për të lëshuar kredi. Kjo faqe e ka përdorur një fushatë të Bankës NLB Kosova, e cila ka thënë se nuk janë mbrapa faqes në Facebook “Kredi Personale”. Artikulli Më 11.10.2024 faqja në Facebook ‘Kredi personale’ (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi të shpejtë që ata pretendojnë se miratohet brenda 10 minutave. “A ju ka ndodhur ndonjëherë që të gjendeni para një situate ku ju nevojitet një zgjidhje e shpejtë financiare.🤔 Për t’ju përshtatur nevojave tuaja, ne kemi menduar edhe për këtë fleksibilitet, duke ju ofruar kredinë e shpejtë me aprovim vetëm brenda 10 minutave deri në 15,000€”, – shkruan mbi infografikën e publikuar. Në këtë infografikë është edhe flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës. Kur klikon për më shumë informacione në këtë ofertë, linku të dergon te një bisedë (chat) në rrjetin social Facebook. Krypometri ka biseduar me përfaqësues të kësaj faqeje, të cilët kanë thënë se kredia minimale është 3 mijë euro dhe interesi është 2%. “Kredia minimale që ne japim është 3.000 euro. Për më shumë informacion na dërgoni numrin tuaj WhatsApp. Ky është një simulim, rezultatet mund të rrumbullakosen dhe tabela e amortizimit mund të ndryshojë pak nga dokumentet përkatëse të emetuesit të kredisë tuaj. Parametrat e kredisë: Shuma e kredisë – 3.000 euro; kohëzgjatja e kredisë – 24 muaj; norma vjetore e kredisë – 2%; debutimi i kredisë – 10/2024; kredia mujore – 140 euro” – kanë thënë përfaqësues të Kredi personale (arkiva). Pas kësaj përgjigje, Krypometër i ka pyetur ata nëse janë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për të lëshuar kredi të shpejta, por ata më nuk janë përgjigjur. Krypometri ka kontrolluar edhe ueb-faqen e BQK-së, përkatësisht listën e institucioneve financiare të licencuara/regjistruara në vend dhe aty nuk figuron asnjë institucion me këtë emër. Krypometër ka kontaktuar edhe me Bankën Qendrore të Kosovës për të parë nëse ka ndonjë institucion të licencuar për lëshim të kredive të tilla. BQK-ja në një përgjigje me shkrim ka thënë se “Kredi personale” nuk korrespondon me ndonjë institucion të licencuar nga BQK-ja. “Publikimet e tilla sikurse kjo në faqen/profilin e Facebookut “Kredi personale” nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët, dhe me këtë ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat që i keni në dispozicion për t’i larguar këto njoftime”- kanë thënë nga BQK-ja për Krypometër. Krypometër ka gjetur se infografika e publikuar nga faqja ‘Kredi personale’ (arkiva) ka dizajnin e njëjtë me ato që publikohen nga banka komerciale “NLB Banka Kosovë” (arkiva). Krypometër ka dërguar pyetje në Bankën NLB në Kosovë për të parë nëse kanë të bëjnë me ofertën e publikuar në faqen në Facebook ‘Kredi personale’ (arkiva). “Dëshirojmë të sqarojmë se kjo faqe në Facebook nuk është e jona dhe nuk ka asnjë lidhje me Bankën tonë. Postimi i bërë në këtë faqe ka përdorur në mënyrë të paautorizuar elemente të dizajnit nga kampanja jonë “Kredi brenda 10 minutave” pa pëlqimin apo dijeninë tonë”- kanë thënë nga NLB Banka, dega në Kosovë, për Krypometër. Kjo faqe e krijuar më 20.02.2021 ka rreth 4 mijë ndjekës dhe Parisi është qendra e saj.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software