Rrena për gruan me veshjen islamike ‘Burka’
Deklarata
Njoftim nga Policia. Është gjetur AI/AJO që po i mbyt pleqtë me viagra në motelet e Gjilanit. Me vonë priten rezultatet mjekësore për përcaktimin e gjinisë
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e një gruaja të mbuluar me mbishkrimin “Njoftim nga Policia. Është gjetur AI/AJO që po i mbyt pleqtë me viagra në motelet e Gjilanit. Me vonë priten rezultatet mjekësore për përcaktimin e gjinisë” është e rremë. Policia e Kosovës ka thënë se personi që shihet në fotografi nuk është i dyshuar dhe përshkrimi është i rremë. Krypometri ka gjetur se fotografia nuk është realizuar në Kosovë, mirëpo është shkrepur në vitin 2007 në Afganistan.
Artikulli
Më 19 dhjetor 2023 faqja ‘Shqipëria e Bashkuar’ (arkive) ka publikuar një fotografi me mbishkrim: “Njoftim nga Policia. Është gjetur AI/AJO që po i mbyt pleqtë me viagra në motelet e Gjilanit. Me vonë priten rezultatet mjekësore për përcaktimin e gjinisë”. Ky postim ka marr 175 reagime, 30 komente e 6 shpërndarje.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Gjilanit ka mohuar të kenë bërë një deklarim të kësaj natyre.
“Ky lajm është i rremë pasi deklarimi nuk është i joni, ne kemi protokoll dhe bazohemi në fakte për mënyrën se si i lëshojmë njoftimet e komunikatat”- ka thënë Hashani për krypometrin.
Me përshkrim të ngjashëm është bërë postim edhe në tetor 2022 në Faqen Web Mag, me mbishkrimin ‘Miss Afganistan’.
Krypometri përmes reverse image ka gjetur se në fotografi është një grua nga Afganistani me veshjen fetare islamike ‘Burka’ e shkrepur (arkive) më 16 shkurt 2007 nga Lori Martin për Alamy Stock Photo.
Fotoja është bërë për të përshkruar një grua nga Afganistani dhe nuk ka mbishkrime të natyrës ‘Miss’ apo diçka të ngjashme.