About: http://data.cimple.eu/claim-review/dce0ca69c6b57debb28055b3b0bf1b729543964cf0d621601f832518     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata kundër BE-së që rrejshëm i mvishet kryeministrit Kurti Deklarata Sa i përket çështjeve brenda territorit të Kosovës, nuk kemi nevojë ta pyesim askënd, ne i duam aleatët tanë, por nëse ata na vendosin kushte të shkëmbimit teritorial, atëherë ju themi se nuk na duhet BE-ja pasi që këtë skenë e kemi parë në Bosnje & Hercegovinë, edhe pasi u formua Republika Srpska prapë Bosnja & Hercegovina nuk i fitoi të drejtat për në BE, pra me kushtëzime nuk e duam Bashkimin Europian Vlerësimi Rrenë Është i rremë pretendimi se kryeministri Kurti ka folur kundër BE-së duke thënë “sa i përket çështjeve brenda territorit të Kosovës, nuk kemi nevojë ta pyesim askënd, ne i duam aleatët tanë, por nëse ata na vendosin kushte të shkëmbimit teritorial, atëherë ju themi se nuk na duhet BE-ja pasi që këtë skenë e kemi parë në Bosnje & Hercegovinë, edhe pasi u formua Republika Srpska prapë Bosnja & Hercegovina nuk i fitoi të drejtat për në BE, pra me kushtëzime nuk e duam Bashkimin Europian”. Kryeministri Albin Kurti nuk e ka dhënë një deklaratë të tillë, qoftë në intervista apo postimet e bëra në profilin e tij në rrjetet sociale. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë. Artikulli Më 25.09.2024 faqja në Facebook ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka dhënë një deklaratë kundër Bashkimit Europian. “Kryeministri Kurti me fjalë direkte kundër BE-së: Sa i përket çështjeve brenda territorit të Kosovës, nuk kemi nevojë ta pyesim askënd, ne i duam aleatët tanë, por nëse ata na vendosin kushte të shkëmbimit teritorial, atëherë ju themi se nuk na duhet BE-ja pasi që këtë skenë e kemi parë në Bosnje & Hercegovinë, edhe pasi u formua Republika Srpska prapë Bosnja & Hercegovina nuk i fitoi të drejtat për në BE, pra me kushtëzime nuk e duam Bashkimin Europjan”- pretendohet të ketë thënë Kurti sipas faqes ‘Lajme Nga Bota’ (arkiva). Krypometër ka kërkuar në internet nëse kryeministri Kurti ka thënë si pretendohet nga kjo faqe, por nuk është gjetur diçka e tillë. Më tej, Krypometër ka analizuar edhe postimet datës 08.10.2024 në faqen zyrtare të kryeministrit Albin Kurti. Në atë ditë, Kurti ka publikuar një postim në 26-vjetorin e vrasjes së Abedin Rexhës- Sandokanit, njërit prej luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më pas është publikuar një video drejtpërdrejtë (livestream) nga një takim i përbashkët me kryetarët e komunave të Kosovës. Krypometër ka analizuar fjalimin e Kurtit në fillim të takimit dhe ka konstatuar se nuk ka pasur një deklaratë kundër Bashkimit Europian. Tutje, kryeministri ka publikuar edhe fotografi nga mbledhja e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, në të cilin ishte diskutuar rreth çështjeve kyçe që lidhen me prioritetet ekonomike dhe reformat për zhvillimin e progresin e mëtejmë të vendit. Gjatë datës 08.10.2024, kreu i ekzekutivit po ashtu mori pjesë në konferencën e organizuar për publikimin e raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” me titull “Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve”. Në asnjërën prej këtyre mbledhjeve, sipas postimeve të publikuara në faqen zyrtare, Kurti nuk është deklaruar kundër BE-së. Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për të verifikuar vërtetësinë e deklaratës. Kryeziu ka konfirmuar se kjo deklaratë nuk është e Kurtit. “Kjo nuk është deklaratë e kryeministrit Kurti”- ka deklaruar Kryeziu. Debati për shkëmbim të territoreve Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt por si ide ende ekziston. Më 07.01.2023, Kurti në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodhë, duke shtuar se është një formulë për luftë. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë projekt e kishte quajtur korrigjim të kufijve dhe për këtë kishte folur në Forumin Europian 2018 në Alpbach të Austrisë, kur kishte marrë pjesë në një panel diskutimi me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. I pyetur nga moderatori i panelit nëse ai ishte i gatshëm të hiqte dorë nga territori i Kosovës në këmbim të një zgjidhjeje finale me Serbinë, Thaçi ishte përgjigjur “po, unë jam në favor të korrigjimit të kufijve”. Ramush Haradinaj, kryeministër i qeverisë gjatë koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA), u përplas me Thaçin, duke shprehur kundërshtimin e tij kategorik ndaj ndryshimit të kufijve. Haradinaj në vitin 2019 pati pohuar se informacionet e plasuara në media rreth një plani të detajuar lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, fatin e Ujmanit dhe Trepçës, deri te arritja finale, janë pa rëndësi dhe nuk duhet t’iu kushtohet vëmendje. Sipas tij, nuk do të ketë eksperimente me territor e as me kufijtë, dhe siç është shprehur ai, kushdo që guxon ta iniciojë një gjë të tillë bie ndesh me Kushtetutën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software