About: http://data.cimple.eu/claim-review/dd3d09e0921910b8c67c0f24d218a3ce1ff5c62c5a05ff1ab0ba937a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi se një subliment shëron diabetin Deklarata Ekziston një recetë për reduktimin e sheqerit që nuk do të marrë shumë kohë dhe përpjekje Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Ekziston një recetë për reduktimin e sheqerit që nuk do të marrë shumë kohë dhe përpjekje” është i rremë. Krypometri ka konstatuar me burime zyrtare se burimet e përdorura për të argumentuar këtë publikim janë të rreme. Krypometër ka konstatuar se preparatet e prezantuara në këtë artikull nuk janë të lejuara të përdoren në Kosovë. Artikulli Në faqen e Facebook Shanon Kennedy është publikuar një informacion me përmbajtjen “E rëndësishme për diabetikët! Ekziston një recetë për reduktimin e sheqerit që nuk do të marrë shumë kohë dhe përpjekje”. I njëjti materal mbështetet me një informacion të publikuar në ueb faqen beauty-cf2.tech me titull “ DIASTOP formula e diabetit e rekomanduar nga specialistët” i cili rekomandon një produkt si ilaç për shërim të sëmundjes së diabetit. Krypometri ka analizuar këtë material i cili citon dy emra të cilët në artikull shkruhet se janë doktorët Dr. Toni Stafa dhe Marjan Sinanaj. Dy personazhet përshkruhet se janë specialistë të diabetologjisë. Krypometri ka kontrolluar në ueb faqen e Odës së Mjekëve të Kosovës nëse Dr. Toni Stafa dhe Marjan Sinanaj janë të licencuar nga ky institucion. Në kërkimin e datës 02/10/2023, në listën e anëtarëve të Odës së Mjekëve të Kosovës nuk figuron asnjë doktor me emrin Toni Stafa dhe Marjan Sinanaj. Oda e Mjekëve të Kosovës është organizatë e përfaqësimit profesional të mjekëve e cila sipas ligjit licencon të gjithë mjekët në Kosovë. Krypometër ka kontrolluar edhe ueb faqen e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë nëse këtë dy doktorë janë të licencuar nga ky institucion. Në kërkimin e datës 02/10/2023, në listën e mjekëve të këtij institucioni nuk figuron as Dr. Toni Stafa por as Dr. Marjan SInanaj. Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë është insitucion që ka për obligim licencimin e mjekëve që veprojnë në Shqipëri. Pos emrave të mjekëve të cilët rezultuan se nuk janë të vërtetë, artikulli pretendon të promovojë një produkt me emrin “Diastop” i cili pretendohet se është preparat për shërim të diabetit. Krypometri ka kontaktuar me Agjencinë Kosovar për Produkte dhe Pajisje Medicinale, institucion ky i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë dhe lëshon autorizime të marketingut për barnat që shiten në Kosovë. “Produkti si më poshtë “Diastop” nuk figuron në listën e produkteve që kanë Autorizim marketingu dhe që publikohet në ueb-faqen e AKPPM-së për çdo javë e azhuruar dhe mund të kenë qasje të gjithë dhe të verifikojnë vet produktet”- thuhet në përgjigjen e AKPPM-së dhënë Krypometrit. Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Sipas ligjit, asnjë medikament mjekësor në Kosovë nuk guxon të tregtohet pa lejen e këtij institucioni. Tutje, Kryepometër ka kontaktuar me telefon edhe me drejtoreshën e Klinikës së Endokrinologjisë, Merita Emini Sadiku, për të pyetur nëse e njeh këtë produkt. “Jo nuk e përshkruajmë këtë produkt, mund të jetë suplement por jo medikament. Ka suplemente që ne i rekomandojmë por për këtë nuk kemi dëgjuar”- thuhet në përgjigjen e drejtoreshës Emini Sadiku të datës 04/10/2023. Krypometër ka kontaktuar edhe me Astrit Haxhijaha, i cili është specialist i farmacisë klinike për të pyetur nëse e mban një produkt të tillë në farmacinë e tij. “Produktet me substancë aktive apo barnat të cilat përshkruhen për DIABET mund të bëhen vetëm nga endokrinologët, kurse sublimentet apo shtesat ushqimore mund të rekomandohen edhe nga farmacistët. Barnatoret nuk i mbajnë produktet bimore nëse ato nuk janë të garantuara dhe në përputhje me procesin e kontrollit apo regjistrimit. Asnjë farmacist/e nuk e fsheh produktin i cili është në dobi të pacientit, përkundrazi jemi tërë kohën në hulumtime për të ofruar më të mirën e mundshme për ta”- thuhet në përgjigjen e Haxhijahës së datës 02/10/2023. Krypometri ka kontrolluar edhe fotografinë në të cilën pretendohet se është Dr. Toni Stafa. Në një verifikim në ‘google search’ të Toni Stafa na dërgon tek një person me po këtë emër e i cili është arkitekt në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa fotografia që pretendohet të jetë e Dr. Marjan Sinanajt i përket Vinnie Mehta-s, i cili është drejtor në Shoqatën e prodhuesve të komponentëve të automjeteve të Indisë (ACMA).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software