About: http://data.cimple.eu/claim-review/de10e327ebb9954f5a40303981b2b92c7e9917c7110f08ebf602f9d1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për lirimin e Thaçit nga burgu Deklarata Vlerësimi Rrenë Informacioni se Hashim Thaçi është liruar nga burgu është i rremë. Dhoma e Specializuar ka konfirmuar se ai është në paraburgim mirëpo nën masën e paraburgimit ai ka kryer një vizitë familjare në Kosovë. Artikulli Më 2 shtator 2023, faqet e Facebook SHQIPERIA IME, Gazeta Fama., Gazeta Shqip, Arberia Shqiptare, Lajme Express dhe KUQ e ZI kanë publikuar një artikull në të cilin thuhet se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është liruar nga burgu. Artikulli i njëjtë është publikuar edhe me datën 3 shtator 2023 në faqen Shqiperia dhe më pas është shpërndarë në faqen Barisal-news. Ky artikull është publikuar edhe në faqet e internetit gazeta-shqip.com, zgjohushqiptar.info dhe shqiperia24.com me titull “E FUNDIT/ Hashim Thaçi lirohet nga burgu, niset me urgjencë për në Kosovë pasi…”. Krypometri ka kontrolluar përmbajtjen e këtij lajmi dhe me datë 02/09/2023 Krypometri ka konstatuar se Gjykata Speciale me një njoftim të saj të publikuar në faqen zyrtare kishte njoftuar publikun se Hashim Thaçi do të vinte në Kosovë për të vizituar familjen e tij. Kjo vizitë sipas njoftimit të gjykatës do të realizohet pa u liruar Thaçi, pasi i njëjti do të cilësohet në paraburgim gjatë tërë kohës sa do të qëndrojë në Kosovë. “Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestarinë e Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”– thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Dhomat e Specializuara kanë caktuar masën e paraburgimit ndaj tij në çështjen për krime të luftës për të cilën ai akuzohet. Sipas ligjit penal, nëse një i person gjatë kohës sa qëndron në paraburgim ka nevojë të arsyetuar për të lëvizur apo vizituar dikë jashtë burgut, atëherë ai mund ta bëjë këtë me leje të gjykatës. Personat e tillë cilësohen të burgosur pasi vizitat kryhen nën mbikqyrjen e forcave të rendit. Edhe vizita e shtatorit e Thaçit është me këto kushte. Dhoma e Specializuar në konfirmimin zyrtar ka thënë se EULEX dhe Policia e Kosovës do të përkujdesen për të paraburgosurin. Ish-presidentit Thaçi një vizitë e tillë i ishte aporvuar edhe më 29 maj 2023. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software