About: http://data.cimple.eu/claim-review/de9e57dbf1da63eb0822dd1c3cb594f3058e9129418b41386fd1782a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e rreme për Thaçin e Vuçiqin Deklarata Na zbuluan brate Vlerësimi Rrenë Publikimi i fotografisë me mbishkrimin “Na zbuluan brate” është i rremë. Krypometri përmes burimeve zyrtare ka konfirmuar se ish presidenti Hashim Thaçi nuk e ka thënë ndonjëherë një deklaratë të tillë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Artikulli Faqja në Facebook, E vërteta E Verteta (arkiva), më 14/11/2023 ka publikuar një fotografi, protagonistë të së cilës janë ish Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në foto janë vendosur dy mbishkrime, njëri i referohet Boltonit ku thuhet “Ndarja e Kosovës është diskutuar, ishte ide e Thaçit dhe Vuçiqit” Ndërsa, bashkangjitur me këtë është vendosur një fotografi e Thaçit dhe Vuçiqit me mbishkrimin “Na zbuluan brate”, duke pretenduar se këtë e ka thënë Thaçi. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në faqen Bashkatdhetarët në Diasporë nga të gjitha trojet Shqiptare (arkiva). Krypometër ka kontrolluar dhe ka verifikuar se në fotografinë origjinale nuk ka pasur një mesazh të tillë. Për të verifikuar tutje, Krypometri më 17/11/2023 ka kontaktuar Artan Behramin, këshilltar politik i ish- presidentit Thaçi, për të kuptuar vërtetësinë e deklaratës. Behrami ka mohuar që Thaçi të ketë thënë një deklaratë të tillë. “Fillimisht asnjëherë nuk ka pasë diskutime për ndarje të Kosovës. E dyta, Presidenti Thaçi asnjëherë nuk ka thënë diçka të tillë si “Na zbuluan brate”.”- ka thënë ai për Krypometër. Behrami ka thënë se lajmet e tilla kanë për qëllim shtrembërimin e të vërtetës. “Lajme te tilla janë dezinformata dhe kanë për qëllim çorientimin dhe shtrembërimin e të vërtetës. Thjeshtë është ‘fake neës’”- tha ai. Tri vite më parë, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se kush e bëri i pari këtë propozim. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbi dy vite që po mbahet në paraburgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë dhe nuk ka pasur deklarime të tilla nga ana e tij në vitin 2023, si është pretenduar në këtë postim. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së. Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte çnjerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software