Deklarata e pathënë nga Mimoza Kusarit për aderim në PDK
06.4.2023 - 15:50
Deklarata
Me dal ne PDK nashta so vone?!
Vlerësimi
Rrenë
Mbishkrimi “Me dal ne PDK nashta so vone?!” në një fotografi të shefës së grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila është i rremë. Ajo së fundmi, nuk ka thënë se planifikon të kalojë në Partinë Demokratike të Kosovës.
Artikulli
Më 2 prill 2023, faqja e Facebook-ut “Prishtina” ka publikuar një fotografi të shefës së grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lika me përshkrimin “Me dal ne PDK nashta so vone?!”
Protagonistja e kësaj fotografie, Mimoza Kusari – Lila thotë se asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë. “Kjo është 100% gënjeshtër”, ka thënë Kusari-Lila.
Kjo faqe ka mbi 52 mijë ndjekës.