About: http://data.cimple.eu/claim-review/df7ed4cd5a6422fecf9dc57c5600af5af175c6f1d741914e034c9faf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Policia e Kosovës vrau ‘7 terroristë’ Deklarata jozyrtarisht 7 persona të vrarë nga Policia e Kosovës Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “…jozyrtarisht 7 persona të vrarë nga Policia e Kosovës” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se në këtë rast janë vrarë vetëm 3 persona nga Policia e Kosovës. Artikulli Faqja e Facebook, VOX News ka publikuar një lajm me titullin ‘Informacion i përditësuar / Jozyrtarisht janë 7 terroristë serbë të vrarë’. Ky informacion është shpërndarë rreth orës 17:08 me 24.09.2023. Në fotografi është vendosur përshkrimi se “situata vazhdon të jetën e tensionuar” dhe të në kinse citohet Policia e Kosovës. Lajmi se janë vrarë 7 terroristë është i pavërtetë, sepse në bazë të informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës Krypometri ka verifikuar se Policia e Kosovës nuk ka pasur asnjëherë deklarim se janë vrarë 7 terroristë. Në njoftimin më 24 shtator 2023, Policia e Kosovës ka konfirmuar se janë vrarë tre sulmues dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar. “Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme”- thuhej njoftimin e Policisë. Edhe në njoftimin më 25 shtator 2023, Policia ka konfirmuar se janë vrarë 3 pjestarë nga sulmi terrorist. “Referuar situatës së tensionuar dhe rrethanave të krijuara nga sulmet e vazhdueshme terroriste, zyrtarët policor në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit tre sulmues janë vrarë, ndërsa janë arrestuar dy sulmues të tjerë”- thuhej në postimin në Facebook faqen zyrtare të Policisë. Më 24 shtator 2023 një sulm terrorist u krye në Banjskë të Zveçanit. Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë. Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist. Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan. Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë të cilës i përkiste. Radoiçiq ka thënë se tërë skenarin e kishte bërë vet dhe askujt nuk i kishte treguar. Këto pretendime i njëjti i bëri përmes një letre të cilën e lexoi avokati i tij i autorizuar, Goran Petronijeviq.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software