About: http://data.cimple.eu/claim-review/dfc834da341150e5316f62c5c3dd113f9a6c3c0b3b6bae16aaf06506     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli konstatues që nuk tregon autorin e deklaratës DeklarataFaqet në Facebook Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “30 vjet, minimum i dënimit për Naim Murseli” nuk është i saktë. Përmes këtij titulli janë dhënë përfundime të cilat nuk janë të bazuara në fakte. Në postimin e bërë në Facebook nuk është dhënë asnjë shpjegim se kush e ka dhënë një deklarim të tillë, nëse është opinion apo është dhënë nga Prokuroria apo Gjykata. Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë për të dyshuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademaj. Në fazën aktuale, vepra penale për të cilën dyshohet Naim Murseli është vrasje e rëndë në bashkëkryerje. Kjo vepër sipas kodit Penal të Kosovës dënohet me burgim më së paku 10 vite dënim me burgim deri në dënim me burgim të përjetshëm. Kur një vepër penale ka pragun minimal të dënimit prej 10 viteve, Kodi Penal parasheh disa raste kur Gjykata mund të vendosë dënim nën këtë prag minimal, përkatësisht mund të ulë atë dënim në vetëm 5 vjet burg. Artikulli Më 02.02.2024, faqja në Facebook “Informim” (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “30 vjet, minimum i dënimit për Naim Murseli” (arkiva). Në postimin e bërë në Facebook nuk është dhënë asnjë shpjegim se kush e ka dhënë një deklarim të tillë, nëse është opinion apo është dhënë nga Prokuroria apo Gjykata. Krypometër, përmes kërkimit në Facebook, ka gjetur se artikulli është bazuar në një opinion të dhënë nga avokati nga Tirana, Jordan Daci, por kjo nuk është treguar në postimin në Facebook. Titulli i këtij postimi është konstatues pasi që në brendi të tekstit avokati del të ketë dhënë opinion lidhur me lartësinë e dënimit që i dyshuari mund të merr nga Gjykata. Lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, tre persona janë dyshuar: Naim Murseli është i dyshuar në bashkëkryerje për vrasje të rëndë bashkë me Granit Plavën, i cili dyshohet për vrasje të rëndë si dhe Kushtrim Kokallën i cili dyshohet për marrëveshje për vrasje të rëndë. Rasti ende është në fazën e hetimeve dhe ndaj të dyshuarve dhe deri më 24.02.2024 nuk është ngritur aktakuzë lidhur me këtë rast. Meqë nuk kemi aktakuzë, bazuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, ende nuk kemi një kualifikim përfundimtar për vepër penale të prokurorisë për të dyshuarit. Në fazën e hetimeve, prokurori tregon veprën penale për të cilën dyshohet dhe po hetohen të dyshuarit. Në rastin konkret, vepra penale për të cilën dyshohet Naim Murseli është vrasje e rëndë në bashkëkryerje. Kjo vepër sipas kodit Penal të Kosovës dënohet me më së paku 10 vite dënim me burgim deri në dënim me burgim të përjetshëm. “Vrasja e rëndë: Me dënim me jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”- thotë neni Neni 173 i Kodit Penal të Kosovës. Gjykata, gjithnjë duke zbatuar dispozitat e Kodit Penal të Kosovës për veprën penale që dënohet me burgim të përjetshëm, mund të shqiptojë dënimin me burgim prej 35 vite dënim me burgim varësisht prej rrethanave. “Për vepra penale për të cilat ligji parasheh dënim me burgim të përjetshëm, gjykata mund të shqiptojë dënim me burgim deri në tridhjetë e pesë (35) vjet”- thotë neni 42 paragrafi 2 i Kodit penal të Kosovës. Kodi Penal i Kosovës parasheh mundësinë që për vepra penale të zbatohet instituti i zbutjes së dënimit nën kushtet si më poshtë. “Kur ligji parasheh që dënimi i kryesit mund të zbutet apo të zvogëlohet; 1.2. kur gjykata konstaton se ekzistojnë rrethana posaçërisht lehtësuese të cilat tregojnë se qëllimi i dënimit mund të arrihet edhe me shqiptimin e dënimit më të butë; ose 1.3. në rastet kur kryesi pranon fajësinë ose ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë”- thotë pika 1.1 e neni 71 të Kodit Penal të Kosovës. Edhe në rastet kur një vepër penale ka pragun minimal të dënimit prej 10 viteve, Kodi Penal parasheh disa raste kur Gjykata mund të vendosin dënim nën këtë prag minimal. “Nëse për veprën penale është paraparë si masë më e ulët dënimi me burgim prej së paku dhjetë (10) vjet, dënimi mund të zbutet deri në pesë (5) vjet burgim”- thotë neni 72 i Kodit Penal Të Kosovës Krypometër ka kontaktuar me avokati nga Prishtina, Berat Tmava, i cili ka thënë se nuk mund të parashikohet minimumi i dënimit në lidhje me këtë rast pa filluar gjykimi. Tmava tha se nuk ka mundësi që t’i zbutet dënimi të dyshuarit për përgatitjen e vrasjes së gruas së tij pasi që plotësohen të gjitha elementet për tu shqiptuar dënimi kapital. “Ende është enigmë, as nuk dihet arsyeja, as qysh e as tek. Është shumë problem me e ditë arsyen e vrasjes. Motivi ka me qenë shumë problem. Me parashiku minimumin e dënimit nuk mundësh (pa ia nisë gjykimi). Shansë nuk ka që me iu zbutë dënimi, pasi që plotësohen të gjitha konditat për burgim të përjetshëm. Për minimum nuk mundet me ditë.”- tha avokati nga Prishtina, Berat Tmava. Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, por më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software