About: http://data.cimple.eu/claim-review/e07bf8522a651e24fb21e4578d331370e778fd39494d5d5736842b64     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrimi i rremë për Kurtin e Vuçiqin në lajmin për armë bërthamore Deklarata Ilustrimi i artikullit me titullin “Vjen reagimi i ashpër nga SHBA për Rusinë, ja çfarë e pret nëse përdorin ar.më bër.thamore”. Vlerësimi Me kos Faqja “Gazeta Ditore” e ka ilustruar një lajm që ka të bëjë me Rusinë me një fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq. Ndërkohë, titulli dhe artikulli nuk kanë të bëjnë fare me Kurtin e Vuciqin. Teksti i referohet një deklarate të ish-drejtorit të CIA-s dhe gjenerali amerikan, David Petraeus i cili ka folur për median ABC News për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi bërthamor nga Rusia. Artikulli Në portalin newskosovo.news, më 3 tetor 2022 është publikuar një përmbajtje me titullin “Vjen reagimi i ashpër nga SHBA për Rusinë, ja çfarë e pret nëse përdorin ar.më bër.thamore”. Artikulli me të njëjtën përmbajtje është shpërndarë më datën 3 tetor 2022 edhe në faqen “Gazeta Ditore”, në Facebook. Në ballinën e kësaj përmbajtjeje është fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa përmbajtja e tekstit nuk ka të bëjë as me Kurtin as me Vuçiqin. Teksti i referohet një deklarate të ish-drejtorit të CIA-s dhe gjenerali amerikan, David Petraeus i cili ka folur për median ABC News për reagimin e SHBA-së ndaj një përshkallëzimi të mundur bërthamor nga Rusia. “SHBA dhe aleatët e saj do t’i shkatërrojnë trupat dhe pajisjet e Rusisë në Ukrainë dhe do ta fundosin flotën e saj të Detit të Zi nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë bërthamore”- tha të dielën ish-drejtori i CIA-s dhe gjenerali i ushtrisë në pension, David Petraeus. Petreaus tha se nuk ka folur me këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan për reagimin e mundshëm të SHBA-së, por ai i tha ABC News që beson se një sulm bërthamor nga Rusia në Ukrainë do të shkaktonte një përgjigje të NATO-s të udhëhequr nga SHBA. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software