About: http://data.cimple.eu/claim-review/e0b49d762a27de479612a5636f6ca7c829a28b928729a4d29b3ec4c4     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se Kurti dhe Vuçiq i kishin koordinuar protestat e dhunshme në Veri Deklarata Pretendimi i rremë se Kurti dhe Vuçiq i kishin koordinuar protestat e dhunshme në Veri Vlerësimi Rrenë Janë konstatime të pabazuara dhe konspirative në videon e publikuar në Facebook, në të cilën thuhet “Përse Albin Kurti bënë si i fortë me serbët në veri dhe plagosen vetëm ushtarë të KFOR-it pasi është marrëveshje me krahun radikal serb për të destabilizuar rajonin dhe për ta vendosur atë nën pushtetin e ndërkombëtarëve me qëllim që të vetëshpallet viktimë e ndërhyrjes perëndimore duke e shpëtuar edhe vetën dhe Vuçiqin nga përgjegjësia për veriun e Kosovës.” As NATO e as UNMIK, në deklarimet publike, nuk kanë thënë se protestat e dhunshme, në veri, në të cilën u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it, ishin organizuar në koordinim të Kryeministrit Albin Kurti dhe krahut radikal Serb, me qëllim të destabilizimit të Kosovës. Edhe Prokuroria Speciale, në Aktakuzat e ngritura për protestat e dhunshme, nuk ka bërë konstatime të tilla. Krypometër ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e bëra, nga faqja, duke i quajtur si të pavërteta. Artikulli Më 22.09.2024, faqja në Facebook ‘Like Faqen’ (arkiva & arkiva & arkiva), ka publikuar një video në të cilën është vendosur mbishkrimi “E verteta e Albin Kurtit Zbulohet Plani? Kurti dhe Vuçiq po koordinohen per dramat ne veri”. Në material pretendohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kuti. po bashkëpunon me “kriminel serb” dhe se ka “marrëveshje me krahun radikal serb për të destabilizuar rajonin”. “Audio-përgjimi, nxjerrë disa anë të vërteta të Qeverisë së Albin Kurtit. Së pari nxjerrë faktin që Albin Kurti koordinohet dhe bashkëpunon me ata që i quan kriminelë serb. Përse Albin Kurti bënë si i fortë me serbët në veri dhe plagosen vetëm ushtarë të KFOR-it pasi është marrëveshje me krahun radikal serb për të destabilizuar rajonin dhe për ta vendosur atë nën pushtetin e ndërkombëtarëve me qëllim që të vetëshpallet viktimë e ndërhyrjes perëndimore duke e shpëtuar edhe vetën dhe Vuçiqin nga përgjegjësia për veriun e Kosovës”- thuhet në video. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar përgjimet apo inçizimet që janë publikuar nëse ato ofrojnë fakte se trazirat në veri, në të cilat janë plagosur 93 ushtarë të KFOR-it, janë bërë me planifikim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Krypometër ka gjetur inçizime të bisedave telefonike, në mes të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radojiçiq, të cilat ishin publikuar nga mediat (shih: këtu, këtu dhe këtu). Këto biseda telefonike, nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila janë quajtur ‘të manipuluara, duke pretenduar se të njëjtat nuk janë të plota dhe janë të nxjerra nga konteksti (shih: këtu, këtu dhe këtu). Megjithatë, në asnjë prej këtyre telefonatave nuk kishte pasur koordinim për protesta apo për destabilizim të veriut. Reagimet e institucioneve ndërkombëtare Tutje, Krypometër ka kontrolluar njoftimet e bëra nga NATO dhe UNMIK rreth protestave të dhunshme në veri të Kosovës, në të cilat u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it. NATO i kishte dënuar sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it, në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri të ushtarëve të NATO. Por, në deklarimin e tyre publik, NATO nuk ka folur për ndonjë koordinim për destabilizim të rajonit në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe krahut Radikal në Serbi. “Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”- thuhet në reagimin e NATO-së të publikuar pas protestave të dhunshme në të cilat u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it. Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Caroline Ziadeh, në fjalimin e saj para Këshillit të Sigurimit, nuk ka thënë se kishte koordinim në mes të Kurtit e Vuçiqit për destabilizim të veriut. Ajo kishte folur për akuzat nxitëse publike dhe tensionet e raportuara, kryesisht nga qytetarët serb. “Pengesat si bojkoti nga serbët e Kosovës i zgjedhjeve lokale të 23 prillit në Kosovën veriore, ku ata përbëjnë shumicën e popullsisë, që ngritën çështjen e përfaqësimit adekuat politik, dhe dhuna e tmerrshme më 29 maj që çoi në lëndime të rënda të 93 pjesëtarëve të KFOR-it si dhe të civilëve, paraqesin rreziqe të mëdha për arritjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Bllokimi aktual politik, me ndikim në sigurinë dhe mirëqenien e popullatës, mund të tejkalohet vetëm përmes kompromisit që duhet të arrihet në Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”- kishte thënë Ziadeh. Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një personi, që dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj ushtarëve të Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR dhe disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjatë protestës së dhunshme të disa qytetarëve serbë, më 29.5.2023, në Zveçan. Ndërsa, në një rast tjetër, Departamenti Special i Gjykatës së Prishtinës i ka shpallur fajtorë Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq. Secili është dënuar me gjashtë muaj burg, për pjesëmarrjen në turma, lidhur me trazirat e majit të vitit 2023, në veri të Kosovës, nga të cilat mbetën të lënduar së paku 30 ushtarë të Misionit Paqeruajtës të KFOR-it. Në Aktakuzat e Prokurorisë apo në Vendimin e Departamentit Special të Gjykatës së Prishtinës, nuk thuhet se protestat e dhunshme ishin organizuar në koordinim me Qeverinë e Kosovës. Krypometër ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Ai ka hedhur poshtë pretendimet e bëra nga faqja duke i quajtur si të pavërteta. “Të gjitha këto pretendime janë të pavërteta.”- ka thënë Kryeziu për Krypometër. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takoheshin më 26.06.2024, në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Palët u takuan ndaras me ndërmjetësit, mirëpo, një takim trelateral nuk ndodhi. Kurti deklaroi se takimi trepalësh në Bruksel nuk ka ndodhur, pasi ekzekutivi kosovar ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet të vëna nga ai ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kryeministri pati thënë se përmes tri kërkesave ka kërkuar garancion për mirëbesim dhe vullnet të mirë të cilat, sipas tij, mundësojnë zbatimin e Marrëveshjes Bazike. “Unë kam kërkuar garancionin për mirëbesim dhe vullnet të mirë, të cilët mundësojnë zbatimin e Marrëveshjes. Nuk mund të ketë zbatim të Marrëveshjes pa mirëbesim dhe pa vullnet të mirë. Dhe, këto vijnë nëpërmjet tri garancive që kam theksuar: e para, është nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike. Vetëm nënshkrimi i Marrëveshjes sjell sigurinë ligjore juridike dhe anulon shkeljet e mëhershme”- u shpreh ai. “Garancia e dytë është tërheqja e letrës së Bërnabiq, sepse aty thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja në OKB dhe integriteti territorial. Cili është kuptimi që të zbatosh Marrëveshje, apo të përpiqesh të normalizosh marrëdhëniet, kur të thonë se do të respektohen?! ”Garancia e tretë që kam kërkuar është dorëzimi i kryekriminelit Milan Radoiçiqit dhe i bandës së tij terroriste autoriteteve të Kosovës. Ne nuk mund ta ngjallim rreshterin e vrarë Afrim Bunjakun, por Serbia duhet të na dorëzojë Millan Radoiçiqin”- shtoi Kurti. Dy liderët për herë të fundit ishin takuar ballë për ballë, më 14.09.2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes, në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Por, ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve. Një javë pas këtij takimi, kishte ndodhur sulmi terrorist në Banjskë. Çfarë ka ndodhur në Banjskë? Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist. Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë. Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist, me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm, duke thënë, tutje se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq, gjithashtu, po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software