schema:text
| - Fotografia e manipuluar e këngëtareve me famë botërore për Zgjedhje
Deklarata
“E vetmja shpres për një qeveri të vetme pa koalicione e pa sl… cep më cep sovranitet 118, 500K”
Vlerësimi
Me kos
Fotografia e katër këngëtareve më famë botërore e publikuar me mbishkrimin “E vetmja shpres për një qeveri të vetme pa koalicione e pa sl… cep më cep sovranitet 118, 500K”- është e manipuluar. Në fotografinë reale, të publikuar për herë të parë në rrjetin social X, nuk është mbishkimi dhe thirrja për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë bërë thirrje për votimin e ndonjë partie specifike në Kosovë.
Artikulli
Më 31.01.2025, faqja në Facebook Kosovalb (arkiva) ka publikuar një fotografi të këngëtareve shqiptare: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, të cilat janë duke mbajtur në duar flamurin kombëtar.
“E vetmja shpres për një qeveri të vetme pa koalicione e pa sl”- shkruan mbi këtë fotografi.
Ndërsa, mbi flamur është slogani i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje: “cep më cep sovranitet 118, 500K”.
Krypometër ka kontrolluar edhe profilin e këngëtares Dua Lipa në Facebook dhe ka gjetur se e njëjta është fotografuar disa herë me flamur kombëtar, por nuk ka të postuar ndonjë fotografi me tri këngëtaret e tjera të cilat përmenden në këtë postim në Facebook dhe as nuk ka bërë thirrje që të votohet Lëvizja Vetëvendosje.
Tutje, Krypometër e ka kontrolluar profilin zyrtar në Facebook të këngëtares Rita Ora, mirëpo ajo nuk ka publikuar asnjë fotografi të ngjashme dhe as nuk ka bërë thirrje që të votohet Lëvizja Vetëvendosje. Bazuar në stilin e flokëve dhe fotografive të publikuara së fundmi rezulton se fotografia e publikuar nga Kosovalb (arkiva) nuk është aktuale.
Krypometër ka verifikuar këtë fotografi të këngëtareve: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max, përmes platformës Pimeyes dhe ka gjetur se fotografia është e montuar duke përdorur fotografi të ndara të katër këngëtareve.
Tutje, përmes kërkimit në Google Fact Check Tools ka gjetur se fotografia e njëjtë për herë të parë ishte publikuar më 23.01.2025 në rrjetin social X, mirëpo në të nuk ishte numri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as nuk ishte bërë thirrje për votim të kësaj partie.
Më 09.09.2026 Dua Lipa kishte ardhur në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj të parë dhe më pas më 2018 kishte themeluar festivalin “Sunny Hill”, i cili në vitet 2018, 2019 dhe 2022 është mbajtur në Parkun e Gërmisë në Kryeqytet, ndërsa në vitin 2024 u mbajt në Bërnicë.
Ndërsa, këngëtarja Rita Ora kishte performuar në koncertin e 10- vjetorit të pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2018.
|