About: http://data.cimple.eu/claim-review/e18304325e8482175f8b11e62dab19d634b95559faa5e93f82a8b343     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se janë arrestuar 9 persona në Doganën në veri Deklarata Policia e Kosovës arreston 9 persona në doganën në very Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull “Policia e Kosovës arreston 9 persona në doganën në very”- është i rremë. Krypometër ka verifikuar se operacioni i arrestimit ka ndodhur në Hanin e Elezit që nuk është në pjesën veriore të vendit. Artikulli Me 18/11/2023 faqja në Facebook me emrin Podujeva.info ka publikuar (arkiva) një fotografi në të cilën shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Në mbishkrimin e bashkangjitur fotografisë thuhet “Policia e Kosovës arreston 9 persona në doganën në very, sekuestrohen municione dhe armë”. Krypometër ka verifikuar këtë informacion për të verifikuar nëse në doganë në Bërnjak dhe Jarinjë ka pasur doganierë të arrestuar. Krypometër fillimisht ka verifikuar arrestimet. Verifikimi i parë është bërë për numrin e të arrestuarve. Të dhënat zyrtare të publikuara në njoftimin e Prokurorisë Speciale tregojnë se janë arrestuar 8 e jo 9 doganierë. Krypometri ka verifikuar edhe zonën gjeografike ku është zhvilluar operacioni. Konfirmimi zyrtar nga IPK dhe Dogana tregon se operacioni është zhvilluar në pikën kufitare Hani i Elezit i cila është mbi 100 kilometra larg pikave kufitare të Veriut të Kosovës. Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të IPK-së dhe zyrtarë të Prokurorisë Speciale. Krypometër ka verifikuar edhe dokumentin e Prokurorisë për urdhërbastisjet dhe ka konstatuar se të arrestuarit janë katër nga Mitrovica e të Veriut, një nga fshatinSuhodoll i Mitrovicës së Veriut, një nga Mitrovica e Jugut, një nga Prishtina, një nga Kaçaniku, një nga Shillova e Gjilanit,si dhe një zyrtar policor nga Shtërpca. Siç merr vesh Krypometri, të gjithë zyrtarët e arrestuar kanë qenë duke punuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ndërsa arrestimi i tyre është bërë në vende të ndryshme, pra në këto që janë lartëcekur. Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka njoftuar se janë arrestuar 9 zyrtarë shtetëror, duke përfshirë 8 zyrtarë të Doganës së Kosovës dhe një zyrtar Policor. Ata janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje të ryshfetit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software