About: http://data.cimple.eu/claim-review/e258f75e2bce3661a127dee390561a1495b710baa3c79561de8df738     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka lëshuar pasaportën diplomatike për Valdrin Sahitin Deklarata SKANDALOZE: Disenjatori Valdrin Sahiti qe u pais me pasaport diplomatike nga Vjosa Osmani sapo eshte arrestuar ne airoportin e Stambollit Vlerësimi Rrenë Titulli “SKANDALOZE: Disenjatori Valdrin Sahiti qe u pais me pasaport diplomatike nga Vjosa Osmani sapo eshte arrestuar ne airoportin e Stambollit” është i rremë në pjesën e pasaportës diplomatike. Valdrin Sahiti nuk është pajisur me pasaportë diplomatike gjatë kohës sa Vjosa Osmani është presidente e Kosovës. KALLXO.com e ka siguruar vendimin që dëshmon se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike me rekomandim të ministres së mëhershme të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. Neni 8 i Ligjit për pasaportën parasheh që autoriteti për lëshimin e pasaportës diplomatike është Ministria e Punëve të Jashtme e jo Presidenca. Artikulli Më 12 dhe 13 prill 2023 në disa faqe në Facebook është publikuar një informacion i cili përmban informacione të rreme rreth autoritetit që e ka pajisur me pasaportë diplomatike Valdrin Sahitin, një kreator i modës në Kosovë. Informacioni shoqërohej me një fotografi në të cilën shihej Sahiti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kishte këtë përmbajtje: SKANDALOZE: Disenjatori Valdrin Sahiti qe u pais me pasaport diplomatike nga Vjosa Osmani sapo eshte arrestuar ne airoportin e Stambollit. Ky informacion u publikua në faqet e Facebook-ut si: Universal, UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Deçani, Gazeta Kombi, Gazeta Shtatë, KosovaLajm.net, FrontLajm, Dardania press dhe 24 News. Tutje në postim është thënë se qëllimi i pajisjes me pasaportë ka qenë kryerja e krimit. “Valdrin Sahiti eshte kapur me nje sasi te madhe te droges dhe ka perdorur pasaporten diplomatike te leshuar nga Vjosa Osmani per te kryer krimin”- thuhet në postim. Por, informacioni i publikuar në këto faqe nuk është i vërtetë pasi Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike me rekomandim të ministres së mëparshme të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla. KALLXO.com e ka siguruar vendimin që Haradinaj-Stublla kishte marrë më 18 dhjetor të vitit 2020, gjatë kohës sa Qeverinë e drejtonte Avdullah Hoti. Në një përgjigje për KALLXO.com edhe nga kabineti i presidentes Vjosa Osmani e mohuan se ajo ka rekomanduar lëshimin e pasaportës diplomatike për Valdrin Sahitin. “Presidentja as nuk lëshon e as nuk merr pasaporta diplomatike. Pra nuk i ka lëshuar pasaportë diplomatike asnjëherë askujt. Për qindra pasaporta të raportuara në media, pyetjet duhet të drejtohen tek Qeveria paraprake, sepse janë lëshuar gjatë qeverisjes së tyre. Ajo pasaportë është dhënë në kohën e Qeverisë paraprake kur Presidentja Osmani nuk ka qenë as presidente e as u.d. presidente” – ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani. Institucionet e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë konfirmim zyrtar sa i përket lajmit për arrestimin e Valdrin Sahitit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë për KALLXO.com se janë në pritje të informacioneve zyrtare nga autoritetet turke rreth rastit në fjalë. Dekorim Sahiti ka thënë se vëllai i tij nuk është arrestuar. Edhe avokati i Valdrin Sahitit, Besnik Berisha, ka thënë se klienti i tij nuk është arrestuar. “Lajmi për arrestimin e Valdrin Sahitit në Turqi është i pasaktë. Ai tashmë veç është në Dubai dhe po besoj që kjo lë të nënkuptojë që ata që kanë shkruar se është arrestuar e paraburgosë dhe përmbajtja se çka ka dalë në media nuk është e plota e të vërtetës se çka e ka shoqëruar ngjarja” – tha Berisha për KALLXO.com.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software