About: http://data.cimple.eu/claim-review/e262d4e7942303c1d4c59e887d69411a170ff6ced6baa945df92e5b2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ambasada e Britanisë së Madhe mohon t’i kenë vendosur kushte Kosovës për themelimin e Asociacionit Deklarata Edhe Britania vendos kushte ndaj Kosovës, asociacioni duhet tani Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Edhe Britania vendos kushte ndaj Kosovës, asociacioni duhet tani” është i rremë. Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se raportimi se ata i kanë vendosur Kosovës kusht që të formojë asociacionin para anëtarësimit në Këshillin e Europes (KiE) është i rremë. Artikulli është bazuar në deklaratën e ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland, i cili megjithatë në deklarimin e plotë të tij nuk ka thënë se formimi i asociacionit është kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Artikulli Më 10.05.2024 ueb faqja online ntv.al (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Edhe Britania vendos kushte ndaj Kosovës, asociacioni duhet tani”. I njëti është publikuar edhe në faqet e Facebook-ut “Ntv Televizion (arkiva)” dhe “Lajme Shqip (arkiva)”. Ky artikull është publikuar në kohën kur tashmë ishte bërë publike kërkesa e disa shteteve anëtare të BE së dorëzimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është një kriter për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Shpërputhje në mes të titullit dhe përmbajtjes së artikullit Britania e Madhe është anëtare e Këshillit të Europës, megjithatë ata nuk e kanë kushtëzuar Kosovën për anëtarësim në këtë institucion. Pas analizës, Krypometër ka gjetur se faktet e paraqitura në titull nuk përputhen me përmbajtjen në artikull. Në përmbajtjen e artikullit është cituar ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Neil Holland duke thënë se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit/ Ohrit “me theks të veçantë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”. Krypometër ka gjetur deklaratën e plotë të ambasadorit, i cili ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar mirëpret përparimin në dhjetor të 2023 në udhërrëfyesin e energjisë dhe targat, shumë çështje themelore mbeten të pazgjidhura, teksa ka inkurajuar palët, Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Mirëpo, në deklaratën e Holland nuk përmendet asnjë kushtëzim për themelimin e Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Europës. “Ne inkurajojmë të dyja palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të përmbushin detyrimet e tyre përkatëse, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”- ka deklaruar ambasadori gjatë një diskutimi për raportin gjashtëmujor i Misionit të OSBE-së në Kosovë. Cili ishte qëndrimi Britanisë së Madhe? Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka mohuar që ambasadori të ketë vënë ndonjë kusht. “Nuk është e vërtetë”- thuhet në përgjigjen e ambasadës për Krypometrin. Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE) kanë zhvilluar një mbledhje më 17.05.2024. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nuk ka hyrë në agjendën e kësaj mbledhjeje. Në Kosovë kishte pritshmëri se në këtë takim do të vulosej që shteti më i ri në Europë do të bëhej anëtar i 47-të i KiE-së. Por, nga disa shtete Kosovës i është kërkuar dorëzimi i projektstatutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatë Kushtetuese si hap për të fituar mbështetjen e shumicës së përfaqësuesve të shteteve anëtare të KiE-së për anëtarësim në këtë organizatë. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, më 16.05.2024, i ka dërguar letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për, siç ka thënë ajo, zotimin për përgatitjen e një drafti që parasheh “krijimin e një mekanizmi për vetmenaxhim”. Ky draft, siç ka thënë Gërvalla, do të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj 2024. Letra e Gërvallës nxiti reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit dhe rezultoi se ishte dërguar pa u koordinuar me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani, dhe e njëjta nuk ka arritur të ketë efekt pasi anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europes nuk ka hyrë në agjenden e Këshillit të Ministrave.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software