schema:text
| - Përdorimi i pambështetur i fotografisë së Lumir Abdixhikut
Deklarata
Publikohet foto që përshkruan koordinimin e opozitës në Kosovë dhe Edi Ramës me Serbinë kundër kryeministrit Kurti është i nxjerrë nga konteksti
Vlerësimi
Me kos
Publikimi “Publikohet foto që përshkruan koordinimin e opozitës në Kosovë dhe Edi Ramës me Serbinë kundër kryeministrit Kurti është i nxjerrë nga konteksti”. Zyrtarë të LDK-së kanë mohuar se Lumir Abdixhiku ka qenë pjesë e një kordinimi të tillë ndërsa vet autori i ilustrimit në postimin e tij nuk ka përmendur kordinim në mes Serbisë dhe të apostrofuarve.
Artikulli
Më 16 gusht 2023 faqja e Facebook-ut “Sot News” publikoi një lajm me titull “Publikohet foto që përshkruan koordinimin e opozitës në Kosovë dhe Edi Ramës me Serbinë kundër kryeministrit Kurti”.
Ndërsa, lajmi ilustrohej me një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Por, fotografia me të cilën është shoqëruar lajmi, nuk është aktuale dhe as fotografia që “përshkruan koordinimin e opozitës”.
Krypometri përmes “TinEye” ka gjetur se fotografia e është postuar më 20 qershor 2022, nga i parti i LDK-së, Lumir Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Atë kohë, Abdixhiku kishte treguar edhe arsyen e takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
“Kafen e mëngjesit e pimë bashkë në Prishtinë; afër Sheshit Skënderbeu. Kosova dhe Shqipëria kanë të ardhme të mirë kur trajtojnë hapur e afër çdo temë e rrugëtim”– shkruante Abdixhiku më 20 qershor 2022.
Në një deklarim për Krypometrin, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, tha se fotografia është përdorë jashtë kontekstit dhe në takimin që është mbajtur në vitin 2022 nuk ka pasur tema të tilla.
“Lajmi është i rremë. Fotografia është përdorë jashtë kontekstit”– tha Halimi në deklaratë për Krypometër me datë 28/08/2023.
Krypometri ka kontrolluar edhe përmbajtjen e artikullit dhe ka gjetur se aty përmendet një grafikë e publikuar nga Enver Bytyqi në Facebook. Ky postim përmban disa deklarata nga politika të ndryshme dhe mbanë mbishkrimin kordinimi pa u thënë se ky është kordinim me Serbinë apo me dikë tjetër.
|