About: http://data.cimple.eu/claim-review/e354499595c994bfd7d9ab6317e182bfd0690dd05b3aba3f4e92921a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Tentimi për të shitur suplemente duke përdorur fotografinë e Kuvendit të Kosovës Deklarata Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas! Vlerësimi Rrenë Është i rremë mbishkrimi “Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas!” i vendosur mbi fotografinë e Kuvendit të Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim për përdorim apo lirim të çmimit të një ilaçi për trajtim të prostatitit. Në këtë postim janë përdorë faqe të internetit që rrejshëm përdorin llogot e Radio Televizionit të Shqipërisë (RTSH). Artikulli Më 22.04.2024, faqja në Facebook ‘Health Foundation EU’ (arkiva) ka publikuar një infografikë në të cilën shihet salla e Kuvendit të Kosovës dhe dy kutia me kapsula me mbishkrimin “Është marrë vendimi për t’u dhënë banorëve të Kosovës kapsula për trajtimin e prostatitit pothuajse falas!”. Tutje në postim është shkruar “nëse vuani nga prostatiti, kjo është e rëndësishme për ju! Inflamacioni i prostatës mund të kontrollohet efektivisht dhe simptomat të lehtësohen vetëm për disa ditë…”. Për të verifikuar këtë postim, Krypometër, përmes kërkimit në “Google Lens” ka gjetur se fotografia e Kuvendit të Kosovës që është përdorë në këtë postim është bërë në vitin 2016, në kohën e vizitës së Shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini në Kosovë. Krypometër, ka kontrolluar, agjendat e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës dhe në asnjë prej nuk ka qenë në rëndë të ditës vendimi për një ilaç specifik që gjoja trajton prostatitin. Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Kuvendit të Kosovës, Musli Krasniqi nëse është marrë ndonjë vendim ndonjë vendim lidhur me këtë produkt. Musliu i ka thënë Krypometrit se nuk ka asgjë të vërtet lidhur me këtë lajm. “Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me produktin ‘Prostafix’” – tha Musliu për Krypometër. Artikulli (arkiva) i bashkagjitur së bashku me këtë inforgrafikë është i shpërndarë në një ueb faqe e cila e ka logon e RTSH-së (Radio Televizionit të Shqipërisë) (arkiva). Krypometri ka kërkuar në faqen e RTSH-së nëse ekziston një lajm i tillë por nga kërkimet e bëra nuk ka ndonjë artikull të tillë. Tutje Krypometri ka kontaktuar me urologë e farmacistë për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë artikull rreth këtij ilaçi. Urologu Avni Fetahu ka thënë se trajtimi i sëmundjeve të prostatës bëhen bazuar në protokolet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat që janë në shitje nëpër barnatore.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software