About: http://data.cimple.eu/claim-review/e36ef3d92863de4e22668032716b83d1b5f09e54c1786cc640d26286     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e Haradinajt për pozicionin e filozofit slloven Slavoj Zizek Deklarata Ramush Haradinaj – “Slavoj Zizek një komunist i ndytë që ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s mbi Millosheviqin” Vlerësimi Rrenë Filozofi Slavoj Zizek në një ese të shkruar kishte shprehur përkrahjen e operacionit të bombardimeve të caqeve serbe në Kosovë më 1999. Artikulli Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kritikuar pozicionin e filozofit slloven Slavoj Zizek karshi situatës politike në Kosovë. Ai e ka akuzuar filozofin për mbështetje të Albin Kurtit, duke thënë gjithashtu se i njëjti nuk kishte mbështetur bombardimet e NATO-s në Kosovë. Para pak ditësh në një paraqitje publike në KTV, ish-kryeministri, filozofin Zizek e konsideroi ‘’llom e përtej llomit”, duke i thënë lobist e dallaverxhi. Ndërsa mbrëmë në emisionin Debat Plus deklaroi se filozofi slloven Slavoj Zizek ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë. Haradinaj, filozofin slloven e konsideroi si një aleat të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV). “Për një kohë Vetëvendosja ka qenë ma e lënë anash prej plot palëve, prej aleatëve edhe shihet që Vetëvendosje ka krijuar aleat në disa qarqe të caktuara rasti i atij Slavoj Zizek që i dhembte pse ra qeveria Kurti, Slavoj Zizek një komunist i ndytë që ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s mbi Millosheviqin”,tha ai. Megjithatë, filozofi slloven Zizek është ndër të paktit filozof majtist që ka qenë pro bombardimit të NATO-s në Kosovë. Ai në esenë ‘Kundër shantazhit të dyfishtë’ të shkruar në vitin 1999 jep argumentet e tij për këtë bombardim. “Për vite me radhë, Millosheviqi u dërgoi bomba në zarf fqinjëve të tij, prej shqiptarëve e deri te Kroacia e Bosnja duke mbajtur vetën jashtë konfliktit përderisa nxirrte zjarre rreth e qark Serbisë- por në fund, letra e fundit iu kthye atij vet. Le të shpresojmë që rezultati i ndërhyrjes së NATO-s të jetë shpallja e Milosheviqit si budallai politik i vitit”, kishe shkruar Zizek në fillim të kësaj eseje. Sipas Zizek ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka qenë rasti i parë në të cilin është ndërhyrë pa ndonjë interes ekonomik, por vetëm për të ndalur gjenocidin. “Prandaj është e lehtë lëvdata e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë, rasti i parë i një ndërhyrjeje- jo në situatën e vagullt të luftës qytetare por në një vend me pushtet të plotë e sovran . A nuk është e rehatshme t’i shohësh forcat e NATO-s tek ndërhyjnë pa ndonjë interes të veçante ekonomiko-strategjik, por thjeshtë sepse një vend mizorisht po i shkel të drejtat njerëzore të një grupi etnik? “, kishte shkruar Zizek. Filozofi slloven, Slavoj Zizek, u bë temë diskutimi në Kosovë pasi që në një nga deklarimet e tij pak ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti, kishte thënë që kjo qeveri ishte ‘ndër shenjat shumë të rralla të shpresës në rajonin e Ballkanit’. Ky artikull është punuar nga Internews Kosova nga Prishtina dhe është botuar në bashkëpunim me Fondacionin Metamorphosis në Shkup, Maqedoni e Veriut, në kuadër të projektit të tyre Fuqizimi i Standardeve të Përmirësuara të Mediave, implementuar nga Fondacioni Kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (National Endowment for Democracy – NED).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software