About: http://data.cimple.eu/claim-review/e378858a33b5554ed8951e1a235cf36d36d5b4381252c7cdbb517070     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për deklarimet e Edi Ramës për tubimin në Athinë Deklarata Rama duke i tregu Vuçiq se si shkoj ekstra në Graqi me i prishë punë Kosoës duke ba thirrje nacionaliste Vlerësimi Me kos Përshkrimi i videos “Rama duke i tregu Vuçiq se si shkoj ekstra në Graqi me i prishë punë Kosoës duke ba thirrje nacionaliste”- është i rremë. Në postim nuk është paraqitur asnjë fakt që e dëshmon se Rama i ka thënë Vuçiqit se ka shkuar në Greqi “me i prishë punë Kosovës duke ba thirrje nacionaliste”. Në videon e publikuar, Edi Rama nuk dëgjohet se çfarë është duke folur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Zyrën për media në Qeverinë e Shqipërisë ka thënë se Rama nuk ka dhënë diçka të tillë gjatë takimit në Kotor. Krypometër ka kontrolluar dy paraqitjet e Ramës para mediave në Kotor, dhe aty nuk thotë se “ka shkuar ekstra në Greqi për t’i prishur punë Kosovës”. Artikulli Më 17.05.2024, në një profil (Arkiva) në Facebook është publikuar një video me mbishkrimin “Rama duke i tregu Vuçiq se si shkoj ekstra në Graqi me i prishë punë Kosoës duke ba thirrje nacionaliste”. Në video shihet Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, duke biseduar gjatë takimit të liderëve të Ballkanit Përendimor, që është mbajtur në Kotor të Malit të Zi. Por, në videon e shpërndarë nuk dëgjohet Kryeministri Rama duke thënë “si shkoj ekstra në Graqi me i prishë punë Kosoës duke ba thirrje nacionaliste”. Më pas, Krypometër përmes kërkimeve në Facebook ka gjetur videon origjinale të publikuar nga Radio Televizioni Shqiptar, në të cilën poashtu nuk dëgjohet se çfarë janë duke biseduar Rama dhe Vuçiq. Krypometër më 28.05.2024 ka kontaktuar zyrën për media në Qeverinë e Shqipërisë për të marrë një prononcim rreth pretendimeve se Rama “ka shkuar ekstra në Greqi për t’i prishur punë Kosovës”. “Nuk është e vërtetë përshkrimi i kësaj videoje. Ju lutemi që për të gjitha deklarimet zyrtare të Kryeministrit Rama t’i referoheni kanaleve zyrtare te kryeminsitrisë”– thuhet në përgjigjen e zyrës për media të qeverisë shqiptare. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, dy fjalime që ka mbajtur në Kotor, gjatë takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Fjalimi i parë ishte nga i njëjti takim nga ku edhe është marrë videoja e përdorur në postimin në fjalë dhe aty Edi Rama asnjëherë nuk thot se ka shkuar në tubimin në Athinë për t’i prishur punë Kosovës. Paraqitjen tjetër, Rama e kishte para gazetarëve, në të cilin nuk flet atë që pretendohet në videon e publikuar më 17.05.2024. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbajtur një tubim me diasporës në Athinë, më 12.05.2024. Ky ishte takimi i parë i fushatës së paralajmëruar nga Rama synon mbledhjen e mbështetjes për Partinë e tij Socialiste edhe në mesin e diasporës shqiptare.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software