About: http://data.cimple.eu/claim-review/e39b67fa454b7953f1ae4a72cb0d0794167bda610f634961ace06e53     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për vdekjen e plakut në një motel në Prizren Deklarata Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova Vlerësimi Rrenë Artikulli “Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova” është i rremë. Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Rajonit të Prizrenit, ka thënë se informacioni është i rremë pasi asnjë person nuk ka vdekur në motel ditëve të fundit. Ai ka thënë se lajmi që po ripublikohet së fundmi është i vjetër, pasi ka ndodhur më 19 mars 2023. Artikulli Me 26 korrik 2023 faqja në Facebook “Kosova Sot” ka publikuar një postim me titull “Vdes papritmas në një motel një i moshuar nga Kosova”. Sipas kësaj faqe një i moshuar 77-vjeçar ka vdekur në një motel në Prizren. Tutje në postimin e bërë në ora 18:00 thuhet se “viktima ishte gjetur i vdekur para orës 12:00 nga punëtorët e motelit”. Krypometri ka kontaktuar edhe me Policinë e Rajonit të Prizrenit, të cilët kanë thënë se informacioni është i rremë, pasi nuk ka vdekur asnjë person në motel në javën e fundit. “Ky lajm është i vjetër, e që disa media po e ri-publikojnë dhe deri më tash është publikuar disa herë. Lajmi është i pavërtetë”- ka thënë për Krypometrin, Shaqir Bytyqi, zëdhënës në Policinë e Rajonit të Prizrenit. Vdekja e 77 vjeçarit në një motel në rajonin e Prizrenit kishte ndodhur më 19 mars 2023. Në atë kohë, zëdhënësi Bytyqi e kishte konfirmuar rastin. “Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një person 77-vjeçar pa shenja jete në motelin ‘Villa AI’ në Prizren. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është konsultuar prokurori i cili ka kërkuar që trupi të dërgohet për autopsi. Derisa rasti po trajtohet si ‘hetim i vdekjes’”- kishte thënë për KALLXO.com, Shaqir Bytyqi më 19 mars 2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software