Konstatimet rreth qeverisjes në Kosovë pa treguar autorin
Deklarata
Me këtë opozitë të dobët, Albini rri në pushtet deri në vdekje
Vlerësimi
Me kos
Artikulli me titull “Me këtë opozitë të dobët, Albini rri në pushtet deri në vdekje” nuk është i bazuar në fakte. I njëjti artikull është prezantuar si shkrim gazetaresk, por në fakt nuk është i tillë. Kjo faqe e internetit nuk tregon se kush është autor i atij teksti. Në tekst nuk janë ofruar fakte që i mbështesin konstatimet e bëra në titull.
Artikulli
Më 26 prill 2023 faqja e internetit “Zeri i Diaspores” ka publikuar një artikull me titullin ‘Me këtë opozitë të dobët, Albini rri në pushtet deri në vdekje’.
Në këtë artikull janë dhënë mendime sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Konstatimi i tillë nuk është i mbështetur në asnjë deklaratë e fakt, por i gjithë artikulli është një ‘koment’ i autorit për situatën politike në vend dhe për më shumë nuk tregohet se kush është autor i këtij komenti.
Vlerësimi për ‘opozitën e dobët’ duke përmendur këtu Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun nuk është i bazuar në asnjë fakt e deklaratë, e as parashikimi se Albin Kurti do të qeverisë deri në vdekje.
Titulli i tillë, e pastaj edhe lajmi në tërësi vetëm mund ta lajthitë lexuesin për të klikuar.