About: http://data.cimple.eu/claim-review/e4f9733807e4701ac0e9a40feb9023624e2ba3a5a633df3697986695     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklaratat e manipuluara për dallaveret DeklarataMedia Vlerësimi Rrenë Publikimi i faqes Demokratët përmbanë fotografi me përmbajtje të manipuluar. Ministrja Rozeta Hajdari nuk ka mbajtur mesazhe të tilla dhe nuk ka dhënë deklarime të tilla. Fotografitë në këtë publikim janë të manipuluara dhe kanë përmbajtje tjetër prej informacionit të vërtetë. Artikulli Më 4 gusht 2023, në faqen Demokratët janë publikuar 11 fotografi në të cilat shihet ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari me një letër në duar me mbishkrime të ndryshme. “Mkan detyru Albini e Bisla me bo dallavere”, “Kemi miell tip 400”, “Likuidim total 20% off”, një foto në të cilën ministrja Hajdari kinse mban një ilustrim të një fushe me grurë, dhe një tjetër që pretendon se ministrja është dënuar, janë disa nga përmbajtjet tekstuale të paraqitura në këto foto. Krypometri ka gjetur se pankartat dhe mbishkrimet janë të falsifikuara pasi në formën origjinale ministrja në dorë mbanë dosjen e padisë që ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ministrja Hajdari për krypometrin thënë se deklaratat “kemi miell tip 400”, “likuidim total 20%”, “Mkan detyru Albini e Bisla me bo dallavere” nuk i ka thënë asnjëherë. “Unë asnjëherë nuk kam thënë se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi më kanë detyruar të bëj dallavere”- ka thënë Hajdari për Krypometrin. Ajo ka shtuar se as deklaratën “Likuidim total 20%” nuk e ka thënë asnjëherë as në publik e as në diskutime private. Me datë 04/08/2023 Rozeta Hajdari ka publikuar një postim në Facebook ku ka njoftuar se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se raportimet e fundit nga ky medium janë bërë për ta cenuar integritetin e saj. “Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”– ka shkruar Hajdari në postimin e datës 04/08/2023 në Facebook. Ky postim është shoqëruar edhe me një fotografi e cila në versionin origjinal shpërfaqë Rozeta Hajdarin me një zarf të bardhë të formatit A4 në dorë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software