About: http://data.cimple.eu/claim-review/e581aedd162ef6a146d8a91161184f6eb7f6edfbcb821f75294e2a0f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Albin Kurti në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla ‘Zverdhen’ Vijat e Kuqe të Vetëvendosjes Karshi PDK-së Deklarata Albin Kurti: “Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Kush është i ndershëm brenda PDK-së e ka derën e hapur tek ne, por koalicion me atë subjekt nuk do të bëjmë”, kishte thënë Albin Kurti në intervistën për “Gazetën Jeta në Kosovë”. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar qëndrim. Derisa në qershor ishte kategorike se nuk do të bëjnë koalicion më PDK-në, tash janë hequr vijat e kuqe. Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të lidhë koalicion me PDK-në në Gjilan. Ky është qëndrim i ndërruar, por Krypometri “hetimet do t’i vazhdojë”. Nëse koalicioni ndodh, atëherë kjo do të hyjë në kategoritë tjera të Krypometrit. Artikulli Vijat e kuqe të Lëvizjes Vetëvendosje karshi PDK-së kanë filluar të “zverdhen”. Ndonëse drejtuesit e VV-së kanë paralajmëruar me forcë disa herë se nuk do të bëjnë koalicion me PDK-në, një deklaratë ndryshe e ka dhënë kandidati i këtij subjekti për kryetar të Gjilanit, Sami Kurteshi. Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, Kurteshi, i cili është në balotazh për kryetar të Gjilanit me Lutfi Hazirin e LDK-së, tha dje se Vetëvendosje nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik në Gjilan kur është pyetur se a kanë vija të kuqe për PDK-në. “Në Gjilan jo, s’ka me pasë vijë të kuqe për askënd, as për PD-në, as për AAK-në e AKR-në”, ka thënë Kurteshi dje në Rubikon të KTV-së, kur u pyet nëse ka Vetëvendosje vijë të kuqe për PDK-në. Pra, kjo deklaratë e Kurteshit është krejtësisht e kundërt me atë të ish-kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Ai në një intervistë të dhënë për “Gazetën Jeta në Kosovë” në fund të muajit gusht, kishte deklaruar se Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me PDK-në në asnjë komunë në Kosovë. “Nuk do të bëjmë koalicion me PDK-në. Kush është i ndershëm brenda PDK-së e ka derën e hapur tek ne, por koalicion me atë subjekt nuk do të bëjmë”, kishte thënë Albin Kurti në intervistën për “Gazetën Jeta në Kosovë”. Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan do të ballafaqohet në balotazh me LDK-në, e cila ka dalë e para në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 22 tetor. Zyrtarisht ende nuk ka asnjë koalicion ndërmjet partive politike në Gjilan. Albin Kurti: Gjërat që na Bashkojnë e na Ndajnë me LDK-në
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software