About: http://data.cimple.eu/claim-review/e586b63ea2b5dbb8e0603356dc137a0f405e6475e39bd0607897b362     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Foto: ZKM Deklarata e rreme që pretendohet se u tha nga Kurti për presidentin Macron Deklarata O makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “O makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty”– është i rremë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk ka dhënë deklaratë të tillë. Artikulli Më 17 tetor 2023 profili në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” (Arkiva) publikoi një fotografi ku shihet kryeministri Albin Kurti. Fotografia e publikuar kishte edhe një përshkrim në pjesën lartë ku thuhet: “O makron rri urtë se vallahi t’shkarkoj edhe ty”. Gjithashtu, poshtë fotografisë shkruhet: “Se Liberalizimi ka ndodh Fardje oj lop”. Fotografia dhe përshkrimi i saj i publikuar në profilin e Facebook-ut “Diaspora Vetëvendosje” mori mbi 150 pëlqime, 27 komente e 7 shpërndarje. Krypometri më 29/10/2023 verifikoi nëse deklarata e tillë është thënë nga Kryeministri, Albin Kurti. Në një deklarim për Krypometër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se deklarimi i shpërndarë nga profili në Facebook “Diaspora Vetëvendosje” është i pavërtetë. “E pavërtetë. Një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë nga kryeministri Kurti për presidentin francez Macron”– deklaroi Kryeziu më 29/10/2023. Krypometër kontrolloi edhe në profilin zyrtar të Kryeministrit Albin Kurti për të parë nëse një deklaratë e tillë është thënë. Në publikimet nga data 1 shtator 2023 deri me datë 29 tetor 2023 nuk është gjetur një përmbajtje e tillë. Me 17 tetor 2023 Presidenti Francez Macron vizitoi Tiranën. Atje ai u takua me kryeministrin Edi Rama dhe gjatë fjalimeve pati adresime edhe për Kosovën. Gjatë konferencës për shtyp, përkthyesja zyrtare e keqinterpretoi një pjesë të deklaratës së Macron për qështjen e vizave për Kosovë. Deklarata e Macron më pas shërbeu për një varg lajmesh të rreme të prodhuara nga kjo konferencë. Lajmet më pas u demantuan me burime zyrtare, përfshirë sqarimet nga qeveria Franceze.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software