About: http://data.cimple.eu/claim-review/e5bee42e91177d5d934e2fb17b1a9ba8b9ed2902ee11c22fe6b90277     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për gjobitjen e atyre që ngrohen me kondicionerë Deklarata Ky dimer pritet te jete i v eshtire. Kush ngrohet me k ondicioner pritet te marr gjo be Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Ky dimer pritet te jete i v eshtire. Kush ngrohet me k ondicioner pritet te marr gjo be” nuk është i saktë kur bëhet fjalë për Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim që e ndalon ngrohjen e shtëpisë me kondicionerë. Artikulli flet për vendimet që janë marrë në Gjermani për ndaljen e një pjesë të ndriçimit publik apo për vendimin e Francës që i obligohen lokalet afariste t’i mbyllin dyert në kohën kur e kanë të lëshuar kondicionerin. Artikulli Faqet e internetit web3.lajme.icu, gatuajshendetshem.com, dhe shijejete.com kanë publikuar përmbatjet me titull: “Ky dimer pritet te jete i v eshtire. Kush ngrohet me k ondicioner pritet te marr gjo be”. E njëjta përmbajtje është shprëndarë në disa faqe në Facebook si Shendeti dhe Gatuaj Shendetshem, Shqipëria, Publikos, Ilirida Jonë, Instant Al, Veshje tradicionale. Titulli në këto faqe interneti është përgjithësues, pra nuk përmendet Kosova, gjë e cila vë në lajthitje lexuesin. Qeveria e Kosovës nuk ka marrë ndonjë vendim i cili ndalon ngrohjen me kondicionerë. Deri më tash, Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendime për të ulur shpenzimet e energjisë elektrike. I vetmi vendim i Qeverisë së Kosovës është një incentivë për familjet që kursejnë energjinë elektrike, të cilat do të subvencionohen nga shteti për një pjesë të faturës së rrymës. Pra, kjo është incentivë dhe jo vendim për të ndaluar një pajisje apo një mënyrë të ngrohjes. Faqet i referohen gjithashtu një vendimi të Gjermanisë, të cilët kanë vendosur që si pasojë e masave për kursimin e energjisë elektrike, ndërtesat dhe monumentet publike, si Porta e Brandenburgut në kryeqytetin Berlin, nuk do të ndriçohen më. Sa i përket kondicionerëve, Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha dyqanet me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim brenda natës, në përpjekje për të ulur shpenzimin e energjisë. Ministrja e Tranzicionit të Energjisë, Agnes Pannier-Runacher thotë se është “absurde” lënia e dyerve të hapura përderisa klimatizimi është në punë ngase mund të çojë në 20% më shumë konsum të energjisë, raporton euronews.green.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software