About: http://data.cimple.eu/claim-review/e5cb738ecce87c68e361a7c8ca2a6fd1436b85789f4b0455dd27cb37     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Konstatimi i rremë për Tefik Mustafën Deklarata Shqip: “Një terrorist i UÇK-së është arrestuar në vendkalimin administrativ në Merdare” Serbisht: “Uhapšen terorista OVK na administrativnom prelazu Merdare” Vlerësimi Me kos Shqip: Postimi “Një terrorist i UÇK-së është arrestuar në vendkalimin administrativ në Merdare”- është i rremë. Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd është vetëm për caktimin e paraburgimit dhe nuk është marrë aktgjykimi i plotëfuqishëm, i cili konstaton se Mustafa është fajtor për atë çfarë dyshohet. Sipas Kushtetutës së Serbisë secili person që arrestohet apo akuzohet është i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me aktgjykim të formës së prerë. Krypometër ka kontaktuar edhe me djalin e Tefik Mustafës, Qamil Mustafa i cili i ka mohuar raportimet e mediave duke thënë se babai i tij nuk ka qenë fare në Kosovë për periudhën që po akuzohet. Serbisht: Objava “Uhapšen terorista OVK na administrativnom prelazu Merdare” je lažna. Odluka Višeg suda u Beogradu odnosi se samo na određivanje pritvora i nije doneta pravosnažna presuda koja potvrđuje da je Mustafa kriv za ono što se sumnja. Prema Ustavu Srbije, svaka osoba koja je uhapšena ili optužena je nevina dok se ne dokaže njena krivica pravosnažnom presudom. Krypometër je kontaktirao i sina Tefika Mustafe, Qamila Mustafu, koji je negirao izveštaje medija, navodeći da njegov otac nije bio na Kosovu u periodu za koji je optužen. Artikulli Më 01.06.2024 faqja në Instagram “Pepo.politika” (arkiva) publikoi një fotografi të një personi me uniformë i prangosur me mbishkrimin “një terrorist i UÇK-së është arrestuar në vendkalimin administrativ në Merdare”. Fjala ishte për Tefik Mustafën, shtetas i Kosovës i arrestuar më 01.06.2024 në Merdare, në pikë-kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht ka kontrolluar nëse Mustafa është dënuar me vendim të formës së prerë nga ndonjë Gjykatë në Serbi. Krypometër, ka gjetur njoftimin e lëshuar nga Gjykatën e Lartë në Beograd, në të cilin thuhet se Mustafës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga gjyqtari i procedurës paraprake. “I pandehuri M.T. akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Krimi i luftës kundër popullatës civile në bashkëkryerje’ nga neni 142 paragrafi 1 i Kodit Penal të RFJ-së në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal të RFJ-së”- thuhet në këtë njoftim të lëshuar nga Gjykata e Lartë në Beograd – Departamenti për Krime Lufte. Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd është vetëm për caktimin e paraburgimit dhe nuk është marrë aktgjykimi i plotëfuqishëm i cili konstaton se Mustafa është fajtor për atë çfarë dyshohet. Në vendim Mustafa nuk është quajtur terrorist, si thuhet në postimin e faqes. Sipas Kushtetutës së Serbisë secili person që arrestohet apo akuzohet është i pafajshëm derisa fajësia e tij ose e saj të provohet me aktgjykim të formës së prerë. “Secili konsiderohet i pafajshëm për vepër penale derisa fajsia e tij të provohet me vendim gjyqsor të formës së prerë” – thuhet në nenin 3 të Kushtetutës së Serbisë. Krypometër ka verifikuar edhe fotografinë me të cilën është prezantuar lajmi mbi arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, Tefik Mustafa. Krypometër përmes kërkimit në “Tineye” ka gjetur se në fotografi nuk është Tefik Mustafa. Kjo fotografi për herë të parë është piblikuar më 07.05.2023 nga faqja në internet “Stock.adobe.com”. Krypometër ka kontaktuar edhe me djalin e Tefik Mustafës, Qamil Mustafa i cili i ka mohuar raportimet e mediave në të cilat babai i tij prezantohet si terrorist i UÇK-së. “Të gjitha ato lajme janë shpifje. Babai im nuk ka qenë fare në Kosovë nga viti 1997 deri në vitin 2004, as nuk ka qenë pjesë e UÇK-së edhe akuzat që po i bëhën janë të pavërteta dhe shpresojmë shpejtë që t’i vërtetojë edhe gjykata”- ka thënë Qamil Mustafa për Krypometër, më 11.06.2024. Në një përgjigje për Krypometër, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha se deri më tani Tefik Mustafa është vizituar disa herë nga Ambasadori i Kosovës në zyrën ndërlidhëse në Beograd. “Më datën 3 qershor 2024, Tefik Mustafa ka dalur dy herë (hera e parë në ora 10:00 dhe hera e dytë në ora 17:00) para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, me ç’rast i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve” – thuhet tutje në përgjigje të MPJD-së. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Kosovë e ka kritikuar të hënën Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD) për mënyrën e reagimit ndaj arrestimit të një shtetasi të Kosovës në pikëkalimin kufitar të Kosovës me Serbinë, Merdare. Më 17.04.2024 një tjetër shtetas i Kosovës u arrestua nga autoritetet serbe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. Ai po akuzohet për “krime lufte kundër popullatës civile” ndërsa Gjykata e Lartë në Beograd ia vazhdoi për herën e dytë paraburgimin për 30 ditë. Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka kërkuar nga Serbia që të garantojnë trajtim të drejtë dhe transparent të personave të arrestuar. *********************** Lažna tvrdnja o Tefiku Mustafi Dana 01.06.2024. Instagram stranica “Pepo.politika” (arhiva) objavila je fotografiju osobe u uniformi s lisicama uz natpis “Uhapšen terorista OVK na administrativnom prelazu Merdare”. Radilo se o Tefiku Mustafi, državljaninu Kosova uhapšenom 01.06.2024. na Merdaru, graničnom prelazu između Kosova i Srbije. Da bi proverili ovu informaciju, Krypometër je prvo proverio da li je Mustafa osuđen pravosnažnom presudom nekog suda u Srbiji. Krypometër je pronašao saopštenje Višeg suda u Beogradu, u kojem se navodi da je Mustafi određen pritvor od 30 dana od strane sudije za prethodni postupak. “Optuženi M.T. se tereti za krivično delo ‘Ratni zločin protiv civilnog stanovništva u saizvršilaštvu’ iz člana 142 stav 1 Krivičnog zakona SRJ u vezi sa članom 22 Krivičnog zakona SRJ”, navodi se u ovom saopštenju Višeg suda u Beogradu – Odeljenje za ratne zločine. Odluka Višeg suda u Beogradu odnosi se samo na određivanje pritvora i nije doneta pravosnažna presuda koja potvrđuje da je Mustafa kriv za ono što se sumnja. U odluci Mustafa nije nazvan teroristom, kao što je navedeno u objavi stranice. Prema Ustavu Srbije, svaka osoba koja je uhapšena ili optužena je nevina dok se ne dokaže njena krivica pravosnažnom presudom. “Svako se smatra nevinim za krivično delo dok se njegova krivica ne dokaže pravosnažnom sudskom odlukom” – navodi se u članu 3 Ustava Srbije. Krypometër je proverio i fotografiju kojom je predstavljena vest o hapšenju državljanina Republike Kosova, Tefika Mustafe. Krypometër je putem pretrage na “Tineye” utvrdio da na fotografiji nije Tefik Mustafa. Ova fotografija je prvi put objavljena 07.05.2023. od strane internet stranice “Stock.adobe.com”. Krypometër je kontaktirao i sina Tefika Mustafe, Qamila Mustafu, koji je negirao izveštaje medija u kojima se njegov otac predstavlja kao terorista OVK. “Sve te vesti su klevete. Moj otac nije bio na Kosovu od 1997. do 2004. godine, niti je bio deo OVK, a optužbe koje mu se stavljaju na teret su neistinite i nadamo se da će sud to uskoro dokazati”, rekao je Qamil Mustafa za Krypometër 11.06.2024. U odgovoru za Krypometër, Ministarstvo spoljnih poslova i dijaspore (MPJD) je saopštilo da je Tefik Mustafa do sada nekoliko puta posećivan od strane Ambasadora Kosova u kancelariji za veze u Beogradu. “Dana 3. juna 2024. godine, Tefik Mustafa se dva puta (prvi put u 10:00 i drugi put u 17:00) pojavio pred sudijom za prethodni postupak Višeg suda za ratne zločine u Beogradu, kada mu je određen pritvor od 30 dana” – navodi se dalje u odgovoru MPJD-a. Savet za zaštitu ljudskih prava i sloboda (KMDLNJ) na Kosovu je u ponedeljak kritikovao Ministarstvo spoljnih poslova i dijaspore Kosova (MPJD) zbog načina reagovanja na hapšenje kosovskog državljanina na graničnom prelazu Kosova i Srbije, Merdare. Dana 17.04.2024. godine, još jedan kosovski državljanin uhapšen je od strane srpskih vlasti na granici između Hrvatske i Srbije. On je optužen za “ratne zločine protiv civilnog stanovništva”, dok mu je Viši sud u Beogradu po drugi put produžio pritvor za 30 dana. Stejt department SAD-a zatražio je od Srbije da garantuje pravičan i transparentan tretman uhapšenih osoba.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software