About: http://data.cimple.eu/claim-review/e5ebe46d2b9c7d0a4a9157593bb4048fed87ee8da1f3e6e2468c102a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Kurtit me Vuçiqin Deklarata Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq Vlerësimi Rrenë Fotografia në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e publikuar nga faqja ‘Komente Politike’ (arkiva) është e fabrikuar. Krypometër, përmes maqinës së kërkimit të imazheve “TinEye”, ka gjetur se në fotografinë origjinale është kryeministri Albin Kurti me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Fotografia origjinale ishte publikuar nga ministri i jashtëm i Greqisë, Denidias, në platformën X më 09.04.2022, por edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Artikulli Më 10.02.2024 faqja e Facebook-ut, Komente Politike (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën pretendohet se janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksadar Vuçiq. Fotografia në të cilën shihet kryeministri Kurti duke u përshëndetur me presidentin Vuçiq është e fabrikuar. Pas analizimit të fotografisë, Krypometër ka vërejtur se ka devijime tek koka e Vuçiq, që dëshmon se e njëjta është e fabrikuar. Krypometër, përmes maqinës së kërkimit të imazheve “TinEye”, ka gjetur se fotografia e publikuar nga faqja Komente Politike është e fabrikuar, pasi në fotografinë origjinale është kryeministri Albin Kurti me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Fotografia origjinale ishte publikuar nga ministri i jashtëm i Greqisë, Denidias në platformën X, më 09.04.2022. Pamjet e takimit me ministrin Denidias ishin publikuar edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Në takim, Kurti kishte thënë se njohja e pavarësisë së Kosovës [nga Greqia] do t’i kontribuonte paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë. Në lidhje me vërtetësinë e fotografisë, Krypometër ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, sipas të cilit fotografia në fjalë është e fabrikuar. “Fotografia është montazhë, nuk është e vërtetë”- ka thënë Manxhuka për Krypometrin më 13.02.2024. Publikimi i kësaj fotografie të fabrikuar është bërë në kohën kur në Kosovë është diskutuar për përballjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Këshillin e Sigurimit, më 08.02.2024. Kurti dhe Vuçiq ishin ballafaquar me njëri tjetrin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për çështjen e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendosë rregulla për importin e parave dhe e cila në bazë të mandatit të saj ligjor ka përcaktuar se Euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa. Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Kurti mbrojti vendimin e BQK-së, por presidenti Vuçiq e cilësoi këtë vendim si “sulm ndaj popullatës serbe në Kosovë”. “Me vendimin për ndalimin e transaksioneve të pagesës me dinarë, regjimi i Prishtinës drejtpërdrejt pamundëson çdo funksionim të të gjitha institucioneve mjekësore, arsimore, sociale, kulturore dhe të institucioneve tjera që u mundësojnë serbëve për t’i siguruar vetes dhe familjeve të tyre dispozitat themelore për të pasur arsim, për të marrë trajtim mjekësor, për të blerë medikamente”- tha Vuçiq. Kurse në kundërpërgjigje ndaj Vuçiq, Kurti sqaroi se Rregullorja e BQK-së nuk bën asgjë për të ndaluar apo parandaluar Qeverinë e Serbisë nga mbështetja financiare për serbët e Kosovës. Ai tha se Rregullorja thjesht synon të sigurojë transparencën dhe ligjshmërinë e parave të gatshme të importuara në Kosovë. “Më lejoni të jem i qartë, Rregullorja e BQK-së nuk bën asgjë për të ndaluar apo parandaluar Qeverinë e Serbisë nga sigurimi financiar për serbët e Kosovës. Çdo sugjerim nuk është asgjë tjetër pos propagandë e rreme që ka për synim të nxisë tensione etnike. Rregullorja synon thjesht të sigurojë transparencën dhe ligjshmërinë e parave të gatshme të importuara në Kosovë në përputhje me Kushtetutën tonë dhe politikën monetare të Bashkimit Europian”- deklaroi Kurti. Kosova dhe Serbia janë në proces të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011. Që nga viti 2021, procesi i dialogut nga Kosova udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti e Vuçiq janë takuar disa herë në bisedime të drejtëpërdrejta apo nëpër takime shumëpalëshe. Palët kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh që atëherë, por jo të gjitha janë zbatuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software