About: http://data.cimple.eu/claim-review/e6603ab3e27a03049c9aba45bd73341b897403853cc8d2fc66b27ed3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Kush ka gjuajtur me armë para Komunës së Zveçanit? Deklarata “Policia gjuan me armë para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Informacioni i publikuar nga “Gazeta Demos” në TikTok nuk është i konfirmuar. Policia e Kosovës më 26 maj 2023, ka njoftuar se atë ditë janë dëgjuar të shtëna armësh në disa lokacione për të cilat po kryhen hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Pra, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se nga kush ka pasur të shtëna dhe se të njëjtat janë duke u hetuar. Inspektorati Policor ende nuk ka lëshuar ndonjë vendim për ngjarjet e zhvilluara më 26 maj 2023. Artikulli Më 26 maj 2023, “Gazeta Demos” një video në “TikTok” me mbishkrimin “Policia gjuan me armë para Komunës së Zveçanit të bllokuar nga serbët”. Në video shihen protestuesit serbë derisa qëndrojnë para objektit të Komunës së Zveçanit përballë kordonit të Policisë së Kosovës dhe ndërkohë dëgjohen të shtëna me armë. “Gazeta Demos” në përshkrimin e videos kanë thënë se Policia e Kosovës ka gjuajtur me armë. Ky informacion nuk është i vërtetë. Policia e Kosovës më 26 maj 2023, ka njoftuar se atë ditë janë dëgjuar të shtëna armësh në disa lokacione për të cilat po kryhen hetime në bashkëpunim me organet e drejtësisë. Pra, Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar se nga kush ka pasur të shtëna dhe se të njëjtat janë duke u hetuar. Më 26 maj 2023, qytetarët serbë kanë protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të posazgjedhur në objektet e tri komunave me shumicë serbe në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Kjo protestë ka vazhduar edhe të hënën, më 29 maj. Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë qenë prezent gjatë gjithë ditës. KFOR ka njoftuar se 30 pjesëtarë të saj janë lënduar dhe plagosur gjatë përleshjes me protestuesit në Zveçan. Derisa mediat serbe, duke iu referuar një deklarate të drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicë ka thënë se më shumë se 53 persona kanë lëndime të ndryshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software