About: http://data.cimple.eu/claim-review/e6753c2daa0322e880652f8913430a8d9d5feb7a92ce47e0f20b83cb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i pabazuar se ‘është gjetur në shpellë një person 188 vjeçar’ Deklarata Thuhet se është 188 vjeç dhe u gjet në një shpellë: Ja e vërteta për të moshuarin indian Vlerësimi Me kos Artikulli me titull: “Thuhet se është 188 vjeç dhe u gjet në një shpellë: Ja e vërteta për të moshuarin indian”- nuk është i saktë. Personi që shihet në fotografi nuk është gjetur në shpellë, por i njëjti është Siyaram Baba, i cili është i famshëm në rajonin Khargone të Indisë, jeton në Tempullin Bhatyan Ashram në brigjet e lumit Narmada. Mediat në Indi raportojnë se ai mund të jetë nga 95 deri në 110 vjeç. Shubham Birla, i cili menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale të Siyaram Babas ka thënë se Siyaram Baba nuk është gjetur në shpellë, por ai ka jetuar në fshatin e tyre për më shumë se gjashtë dekada. Artikulli Më 28.10.2024 faqja në Facebook ‘Aktuale 24’ (arkiva & arkiva) ka publikuar një fotografi të një personi të moshuar me mbishkrim: “Thuhet se është 188 vjeç dhe u gjet në një shpellë: Ja e vërteta për të moshuarin indian”. Në fotografi shihet një i moshuar pa rroba dhe të cilin një ekip mjekësor e ndihmojnë të ecën. Në linkun e bashkangjitur është lajmi që përvec titullit e ka edhe një rreshtë që thotë “Videoja e një të moshuari indian që thuhet se është 188 vjeç dhe u nxor nga një shpellë u bë virale në rrjetet sociale”- dhe nuk tregojë asnjë informacion tjetër. Krypometër përmes kërkimit të fotografive në “Google Fact Check Tools” ka gjetur publikimet që mediat i kanë bërë për këtë të moshuar, por edhe disa artikuj të shkruar nga verifikuesit e fakteve. Verifikuesi e fakteve ‘Tayit.org’ kishte bërë një verfikim të këtij lajmi duke potencuar ‘se personi nuk është gjetur në një shpellë’. Personi që shihet në video është Siyaram Baba, i cili është i famshëm në rajonin Khargone të Indisë, jeton në Tempullin Bhatyan Ashram në brigjet e lumit Narmada. Shën Siyaram Baba konsiderohet lider fetar dhe shpirtëror në Indi. Jeta e tij ‘misterioze’ të cilën e kaloi në meditim dhe spiritualitet intensiv dhe për të cilën thuhet se nuk ka folur përreth 12 vjet, ka shtuar interesin për të. ‘Fact Crescendo’ me bazë në Indi kontaktoi Shubham Birla, i cili menaxhon llogaritë e rrjeteve sociale të Siyaram Babas, dhe tha se pretendimet ishin të pavërteta. “Siyaram Baba nuk është gjetur në shpellë. Ai ka jetuar në fshatin tonë për më shumë se gjashtë dekada”- i ka thënë Birla verifikuesve të fakteve ‘Fact Crescendo’. Në mediat në Indi, Shën Siyaram referohet t’i ketë 110 vjet, e jo 188 si u pretendua. Sipas Librit të Rekordeve Guinness, personi që ka jetuar më së gjati është një grua e quajtur Jeanne Louise Calment, e cila jetoi deri në moshën 122 vjeç. Calment vdiq më 4 gusht 1997. Burri më i moshuar ende gjallë është John Tinniswood, 112 vjeç, dhe gruaja më e moshuar është Tomiko Itooka, 116 vjeç.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software