About: http://data.cimple.eu/claim-review/e747f6efbaebada17b97166adc9c538e9837f85c699144024598cc81     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se MASHTI ofron kurse e çertifikata falas për fëmijërinë e hershme Deklarata “Duke filluar nga qershori, Ministria e Arsimit do të ofrojë kurse falas për edukimin e fëmijërisë së hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore” Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimi “Duke filluar nga qershori, Ministria e Arsimit do të ofrojë kurse falas për edukimin e fëmijërisë së hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore”- është i rremë. Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kanë thënë se nuk ofrojnë kurse të tilla. Ata kanë thënë se postimi është i rremë dhe i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me këtë ministri. Faqja që e ka publikuar këtë njoftim e ka përdorë pa autorizim llogon e institucioneve të Kosovës, dhe nëse klikohet në këtë postim të dërgon në një faqe të internetit që nuk menaxhohet nga MASHTI. Artikulli Më 19.06.2024 faqja në Facebook ‘Factory outlet’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull: Kurse falas të edukimit në fëmijërinë e hershme (e disponueshme certifikata e studimit). “Duke filluar nga qershori, Ministria e Arsimit do të ofrojë kurse falas për edukimin e fëmijërisë së hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore”- shkruan në këtë artikull të ilustruar me një grafikë. Kur klikon mbi këtë shkrim të dërgon te ueb faqja earlychildhood-education2.today (arkiva), në të cilën nuk ka asnjë udhëzim se si të aplikohet për tu bërë pjesë e këtyre kurseve. Në postimin në Facebook është përdorë llogo e institucioneve të Republikës së Kosovës, por vegëza që hapet nuk ka asnjë lidhje me faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ueb-faqja e ministrisë Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është https://masht.rks-gov.net/, ndërsa aty nuk ka asnjë njoftim se ata kanë në menaxhim edhe faqen e internetit “earlychildhood-education2.today”, e cila e ka publiku këtë njoftim. Krypometër ka kontrolluar nëse në faqen zyrtare të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është publikuar ndonjë njoftim për një kurs të tillë, por tek rubrika ‘thirrje’ nuk është ndonjë thirrje për kurse falas për edukim në fëmijërinë e hershme. Krypometri ka dërguar pyetje në ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të kuptuar nëse ky dikaster ofron këso lloj kursesh me, ose pa certifikata. Në përgjigjen e këtij dikasteri thuhet se MASHTI nuk ka të bëjë asgjë me këtë postim. “Ky duhet të jetë një profil i rrejshëm, ngase Divizioni për edukimin në fëmijërinë e hershme – MASHTI, nuk ofron kurse apo trajnime të tilla dhe nuk qëndron mbrapa këtij postimi”- thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie dhënë përmes emailit. Kjo thirrje është bërë vetëm disa ditë para përfundimit të viti shkollor në Republikën e Kosovës, që zyrtarisht përfundon më 24.06.2024. Në Kosovë, pas përfundimit të vitit shkollor ofrohen shumë kurse për mësim plotësues për fëmijë apo shkolla verore (shih këtu).
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software