About: http://data.cimple.eu/claim-review/e7a764e5d129c512a2bd63a1435817338fd30564af54db836b2d1aff     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shtrembërimi i njoftimit të Bankës Raiffeisen Deklarata Lajm i keq per te gjithe personat qe kane llogari ne Raiffeisen Bank Vlerësimi Me kos Më 9 shtator 2022 portali Kontabilisti publikoi një shkim me titull: “Lajm i keq per te gjithe personat qe kane llogari ne Raiffeisen Bank”. Në artikull thuhet se Banka Raiffeisen ka njoftuar konsumatorët e saj se që nga ky muaj do të zbatojë vendimin e ri për rritjen e normave të interesit në kreditë e reja. Krypometri ka kontaktuar Bankën Raiffesien dhe zyrtarë të saj kanë deklaruar se njoftimi i konsumatorëve është bërë nga Raiffeisen Leasing e jo nga Banka Raiffeisen. Derisa në titull thuhet se njoftimi i keq vlen për gjithë personat që kanë llogaritë në këtë bankë, në artikull flitet vetëm për personat që kanë kredi. Ndryshimi i normës së Euriborit nuk ka asnjë ndikim te konsumatorët që kanë kredi me norma të interesit fikse, apo që kanë xhirollogari në këtë bankë, por që nuk kanë kredi. Artikulli Më 9 shtator 2022 portali Kontabilisti publikoi një shkim me titull: “Lajm i keq per te gjithe personat qe kane llogari ne Raiffeisen Bank”. I njëjti artikull u shpërnda edhe në portalin Periskopi më 12 shtator dhe Albnews. Në këtë tekst thuhet se Banka Raiffeisen i ka njoftuar konsumatorët e saj se që nga ky muaj do të zbatojë vendimin e ri për rritjen e normave të interesit në kreditë e reja. “Tashmë Banka Raiffeisen ka njoftuar konsumatorët e saj se që nga ky muaj do të zbatojë vendimin e ri për rritjen e normave të interesit në kreditë e reja” – thuhet në tekst. Krypometri ka kontaktuar Bankën Raiffesien dhe zyrtarë të saj kanë deklaruar se njoftimi i konsumatorëve është bërë nga Raiffeisen Leasing e jo nga Raiffeisen Bank. “Njoftimi të cilit po i referoheni është dërguar nga Raiffeisen Leasing. Banka Raiffeisen nuk ka dërguar njoftim të tillë për klientet e saj. Konform legjislacionit dhe rregullativës së aplikueshme në Kosovë, Banka Raiffeisen ofron kredi me normë të interesit fikse dhe normë të interesit variabile” – thuhet në përgjigjie e kësaj Banke. Po ashtu, në shkrimin e portaleve të lartpërmendura thuhet se rritja e kamatave bankare që u përfol nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës nuk do të vlejë vetëm për kreditë e reja, por do të vlejë edhe për kreditë ekzistuese, me ç’rast do të preken edhe të gjitha familjet që tashmë kanë marrë kredi në ndonjërën prej bankave komerciale në Kosovë me normë variabile. Në përgjigjen e Bankës Raiffeisen thuhet se: “Kreditë me normë të interesit variabile janë të lidhura me ndryshimet e EURIBOR, prandaj edhe ndryshimet e fundit të EURIBOR reflektohen në normën e interesit vetëm për këto kredi”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software