About: http://data.cimple.eu/claim-review/e7cd173404446261dbc28d2c0e60b90aeeb99e530adc42df694b4a54     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ramush Haradinaj - Kryeministër në dorëheqje Haradinaj me teori tjetër për arsyet e dorëheqjes Deklarata Haradinaj me 19 korrik: “Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit… për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar”. Vlerësimi Qëndrim i ndërruar Haradinaj në fillim ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është ftesa që kishte marrë nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Më vonë, Haradinaj ka thënë se vendet e Quintit ‘me presion e detyruan edhe Qeverinë me dhënë dorëheqje, me masa të çuditshme’. Sado që ka ngritur dyshime, ai nuk ka dhënë fakte që kishte presione direkte nga vendet e Quintit që ai të dorëhiqej. Artikulli Qeveria e Kosovës ka rënë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e tij më 19 korrik. Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë kishte deklaruar se po jep dorëheqje pasi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim si i dyshuar. “Më lejoni të iu informoj se sot e kam marrë këtë vendim, pra jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe dua të iu falënderoj për besim dhe përkrahje. Arsyeja e këtij vendimi që e kam marrë është për shkak të thirrjes së marrë nga dhomat e Specializuara si i dyshuar. Qeveritë dhe pushtetet janë të ndërrueshme, jetojmë në demokraci, nderi i Kryeministrit dhe shtetit duhet të ruhet dhe unë nuk e poshtëroj asnjëherë”, kishte deklaruar Haradinaj. Ndërsa, në një intervistë të dhënë në Klan Kosova, Haradinaj ka ndërruar deklaratat mbi arsyet se pse e ka lënë mandatin në gjysmë. Haradinaj ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas presionit të vendeve të Quint-it. “Quint-i, vendet e Quint-it shumë të respektuara si SHBA, Britania, Franca, Gjermania edhe Italia janë aleat të Kosovë, por janë edhe të interesuar për marrëdhënie të mira me Serbinë, për zgjidhjen e problemit. Por ata duhet ta kuptojnë se nuk ka hapësirë më, as për me i bë presion Kosovës, se ata me presion e detyruan edhe Qeverinë me dhënë dorëheqje, me masa të çuditshme”, ka deklaruar Haradinaj. Haradinaj ka dhënë sqarime shtesë për këtë deklaratë në një debat në televizionin Dukagjini. Ai ka thënë se dorëheqjen e ka dhënë për shkak të ftesës nga Haga, por ka ngritur dyshime se qëllimi i ftesës ka qenë që t’i bëhet presion atij si kryeministër “për me ba koncesione për Kosovën, me heqë taksën apo me leju ndarjen”. Tutje ai ka thënë se ka dyshime, por nuk ka informacione të sakta se kush e ka sponsoruar ftesën Gjykatës Speciale për të. Ramush Haradinaj është duke synuar përsëri postin e kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit. AAK është bërë bashkë me PSD-në ndërsa Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër nga ky koalicion.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software