About: http://data.cimple.eu/claim-review/e85f36dde23ba12b06ce3a73f426004efbcf60eaf01944b7841909e1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Fotografia e fabrikuar e Albin Kurtit përmes Inteligjencës Artificiale Deklarata “Stalin” Vlerësimi Rrenë Video me mbishkrimin “Stalin” në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një veshje të ushtrisë së ish-Bashkimit Sovjetik është e fabrikuar. Kjo fotografi është gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale. Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari më 31.12.1991, ndërsa Stalini e ka udhëhequr BRSS-në deri në vitin 1953. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lindur në vitin 1975 dhe ai i kishte vetëm 16 vjeç kur kishte rënë BRSS-ja. Artikulli Më 25.09.2024 faqja “Drenica Graphic” publikoi një video, në të cilën shihet fytyra e kryeministrit të Kosovës (arkiva), Albin Kurti, me veshje ushtarake derisa i është shtuar edhe një pjesë nga një prononcim i tij në gjuhën serbe. Ai në gjuhën serbe uron që të festohet në qetësi me familje dhe me komshinj. Postimit i është vendosur përshkrimi “Stalin”. Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në Yandex ka gjetur se uniforma që ka të veshur Albin Kurti në këtë fotografi i takon kohës së ushtrisë së ish-Bashkimit Sovjetik, e cila drejtohej nga ish-presidenti, Jozef Stalin. Ky postim ka marrë 290 mijë shikime, 878 reagime dhe 614 komente nga ana e lexuesve. Përmes një kërkimi të fotos së përdorur në postim në Sight Engine, Krypometër ka gjetur se kjo foto është 99% e gjeneruar nga inteligjenca artificiale. Krypometër po ashtu ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. “Kjo video është tërësisht manipulim që nga fotografia e deri te zëri i shkëputur”- ka thënë Manxhuka për Krypometër. Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari më 31.12.1991. Ndërsa Stalini e ka udhëhequr Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) deri në vdekje, në vitin 1953. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lindur në vitin 1975 dhe ai i kishte vetëm 16 vjeç kur kishte rënë BRSS-ja. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë disa herë prononcime në gjuhën serbe, në komunikata të Kryeministrisë përmes rrjetit social X (ish-Twitter), por edhe në mbledhje të Qeverisë së Kosovës, para gazetarëve si dhe ka qenë në intervista të mediumeve nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. I tillë ëshë edhe materiali i përdorur në këtë postim, i cili është shkëputuar nga deklarimet e tij në gjuhën serbe. Në një intervistë dhënë për median SkyNews, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, një lider despotik. “Putini e përmendte Kosovën të paktën një herë në muaj dhe tani po e bën çdo javë, sepse thjesht e urren NATO-n, e urren Perëndimin. Ai është një lider despotik, i hidhëruar dhe nostalgjik dhe do të donte ta kthente luftën hibride në luftë”- kishte thënë Kurti në një intervistë për Sky News.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software