About: http://data.cimple.eu/claim-review/e87f1e11fd3c817ca46efbf4c529dabe6ee55aafd099ef8c27e36c0d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se qeveria ka ndarë mjete për paga dhe shtesa në vitin 2024 Deklarata Ministria e Financave ndanë 43.7 milione euro “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2024 Vlerësimi Rrenë Postimi në Facebook me mbishkrimin “Ministria e Financave ndanë 43.7 milione euro “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2024” është i rremë. Ministria e Financave apo Qeveria e Kosovës nuk i ka ndarë 43.7 milionë euro gjatë vitit 2024 për paga dhe shtesa. Krypometër ka gjetur se lajmi është i vjetër, pasi këto mjete janë ndarë nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 27.10.2023. Artikulli Më 09.03.2024 faqja në Facebook “Live News” ka shpërndarë një lajm me mbishkrimin “Ministria e Financave ndanë 43.7 milione euro “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2024” (arkiva). Ky postim i bërë në faqen “Live News”, sipas të dhënave të Facebook-ut, është parë nga 1,900 persona. Postimi i njëjtë është bërë edhe në faqet tjera në Facebook, si: ‘Sd News’ (arkiva), ‘Revista Javore’ (arkiva), ‘Gazeta New’ (arkiva), ‘Gazeta Shqip’ (arkiva), ‘Lajme Shqip’ (arkiva), ‘Bota Lajme’ (arkiva), ‘Portali Ditor’ (arkiva), ‘Revista 360’ (arkiva), ‘Informohu 24/7’ (arkiva). Në artikullin e publikuar në faqen “Live News” thuhet se “Në Mbledhjen e 169-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve janë aprovuar 7 vendime”. Për të verifikuar këtë lajm, në faqen e Zyrës së Kryeministrit Krypometër ka gjetur se mbledhja e 169-të e Qeverisë së Kosovës nuk është mbajtur në mars të vitit 2024, si është raportuar në postimin e bërë nga faqja “Live News”. Mbledhja e 169-të e Qeverisë së Kosovës është mbajtur më 27.10.2023, në të cilën ishte vendosur edhe për ndarjen e 43.7 milionë eurove për “Paga dhe Shtesa” për muajt tetor dhe nëntor 2023. Krypometri e ka verifikuar këtë përmes komunikatës së Qeverisë së Kosovës. “Qeveria ka ndarë mjetet buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa” për muajin tetor dhe nëntor 2023”- thuhet në komunikatën (arkiva) e Qeverisë së Kosovës më 27.10.2023. Lajmin për Krypometër e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili tha se “lajmi për ndarjen e 43.7 milionë eurove është i vjetër”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software