About: http://data.cimple.eu/claim-review/e898d54866e0a545ca0b409c612d7d3bfc2d38df0c59592fd59020df     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Atdhe Mulla Rrenat e Haki Rugovës për transparencë të menjëhershme Deklarata Haki Rugova: Sa më shpejt që është e mundur, si të përfundojnë zgjedhjet. Një muaj mbas zgjedhje mund të publikohet pa asnjë problem Vlerësimi Rrenë e kryptë Në ueb-faqen e Komunës së Istogut nuk mund të gjendet lista e uzurpatorëve apo shfrytëzuesve të pronave Komunale. Nuk janë të publikuara as lista e borxhlinjve. Të gjitha këto, Rugova kishte premtuar se menjëherë do t’i publikojnë. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodh. Artikulli Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova ka dhënë shumë premtime për transparencë. Sa herë është pyetur për kohën e publikimit të dokumenteve të ndryshme përgjigja e tij më e shpeshta ka qenë: menjëherë. Rugova ka premtuar se lista e pronave të uzurpuara së bashku me emrat e uzurpatorëve do të publikohet në ueb-faqen e komunës, vetëm një muaj mbasi që ai të merr mandatin e radhës. “Sa më shpejt që është e mundur, si të përfundojnë zgjedhjet. Një muaj mbas zgjedhje mund të publikohet pa asnjë problem”, ka thënë Rugova. Ai kishte premtuar që menjëherë do të shpallet edhe listën e borxhlinjve ndaj komunës. Ai ka premtuar se do t’i publikojë edhe listën e plotës të lejeve të ndërtimit. Të gjitha këto, Rugova kishte premtuar se menjëherë do t’i publikojnë. Edhe për publikimin e shpenzimeve si kryetar komune, Rugova kishte premtuar se do t’i publikonte të gjitha, mirëpo në një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundër paralajmërimit nga autorja e emisionit, Jeta Xharra se të gjitha këto premtime do vlerësohen me krypometër, Rugova ishte përgjigjur se është i vetëdijshëm për premtimet e tij. KALLXO.com ka kontaktuar me ‘zyrtaren për informim’ në komunën e Istogut, Jeta Balaj, për të kërkuar sqarime se pse nuk janë publikuar në ueb-faqe të komunës, ndërsa ajo është arsyetuar se komuna i ka kryetar obligimet e saja, mirëpo janë arsyetuar se ministrisë se Pushtetit Lokal. “Ne i kemi vendosur, mirëpo problemi qëndron tek kompania e cila menaxhon ueb-faqet dhe ministrisë”, tha ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software